Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    I tha Messit të kërkojë falje, qeveria e Argjentinës shkarkon zëvendëssekretarin e sportit: Askush nuk mund t’i thotë Messit se çka të flas
    Ballina-1

    I tha Messit të kërkojë falje, qeveria e Argjentinës shkarkon zëvendëssekretarin e sportit: Askush nuk mund t’i thotë Messit se çka të flas

    18/07/2024 11:42
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Zëvendëssekretari i ministrit të Sportit në Qeverinë e Argjentinës, Julio Garo, është shkarkuar nga detyra pasi ka kërkuar që futbollistët e vendit të tij të kërkojnë falje për komentet raciste.

    Pas fitores në finalen e Kupës së Amerikës kundër Kolumbisë, Messi dhe ekipi i tij kënduan këngë nënçmuese ndaj kombëtares franceze, pati shpërthime raciste, të cilat shqetësonin qarqe të caktuara në qeveri.

    Garo u kërkoi publikisht futbollistëve të kërkonin falje, ai thirri konkretisht Messin, por vonë e kuptoi se kishte bërë një gabim.

    “Kabineti i Presidentit të Shtetit dëshiron të informojë se askush nga qeveria nuk mund t’i thotë kombëtares së futbollit të Argjentinës, kampionëve të botës, dy fituesve radhazi të Kupës së Amerikës, apo ndonjë qytetari se çfarë do të  bëjnë. Për këtë arsye, Julio Garo nuk do të jetë më zëvendëssekretar i Ministrisë së Sporteve”, thuhet në kabinetin presidencial.

    Vendimi i qeverisë së Argjentinës erdhi menjëherë pas mesazhit që Garo publikoi në një intervistë.

    “Mendoj se kapiteni i kombëtares (Leo Messi) duhet të dalë përpara dhe të kërkojë falje dhe të njëjtën gjë duhet ta bëjë edhe presidenti i Federatës (Claudio Tapija). .”

    Për shkak të këtyre fjalëve, Garo humbi punën, ndonëse zyra e tij tha menjëherë pasi deklarata ishte përhapur tashmë në hapësirën “online” se ai nuk po mendonte për Messin.

    “Unë e mohoj kategorikisht që i kam kërkuar Messit të kërkojë falje. Kjo do të ishte mungesë respekti për dikë që vazhdimisht promovon dhe lavdëron Argjentinën me sukseset e saj humanitare dhe sportive,” tha Garo.

    TË LIDHURA

    Man United turpërohet nga skuadra që luan në ligën e katërt angleze – eliminohet nga Carabao Cup

    27/08/2025 23:27

    Benfica eliminon Fenerbahcen, Copenhagen dhe Clube Brruge kalojnë tutje – kompletohen 36 ekipet pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve

    27/08/2025 23:22

    Zyrtare: Lojtari i rritur në akademinë e Dortmundit transferohet te Malisheva

    27/08/2025 23:03

    Rrahmani me Sparta Pragën në Ligën e Konferencës

    27/08/2025 21:43
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.