Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “I them Shaqirit ha më shumë”, nutricionisti i Baselit që ishte pjesë e e ekipit të Ronaldos: Pas ndeshjeve është mirë të ushqeheni!
    Ballina-1

    “I them Shaqirit ha më shumë”, nutricionisti i Baselit që ishte pjesë e e ekipit të Ronaldos: Pas ndeshjeve është mirë të ushqeheni!

    10/01/2025 15:30
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Jose Blesa është nutricionisti i skuadrës së Baselit, kurse dikur kishte punuar edhe me yllin e Portugalisë, Cristiano Ronaldo.

    Meqenesë ai është pjesë e klubit zvicran, tregon për këshillat që ia jep Xherdan Shaqirit, ish-lojtarit të Kombëtares së Zvicrës.

    Në një intervistë për “Blick”, Blesa tregoi se pas ndeshjeve me Baselin, gjithmonë e inkurajon Xherdan Shaqirin që të hajë më shumë.

    “Pas ndeshjeve në shtëpi ne hamë të gjithë së bashku në zonën VIP. Ndonjëherë më duhet ta inkurajoj Xherdan Shaqirin që të hajë më shumë. Sigurisht që ai gjithmonë dëshiron të jetë në formë të mirë. Por, pas një loje, është e rëndësishme që të ushqeheni mirë”, tha Blesa

    Eksperti i kësaj lamie, tha se në një skuadër duhet të ketë plan individual të të ushqyerit, duke krahasuar portierin me mesfushorin.

    “Një portier është më pak i sfiduar fizikisht sesa një mesfushor qendror, i cili vrapon shumë kilometra për 90 minuta”, vazhdoi tutje nutricionisti i Baselit

    Blesa punoi edhe me yllin e Kombëtares së Portugalisë, Cristiano Ronaldon. Ai thotë se ishte shumë lehtë ta bënte një gjë të tille me sulmuesin e Al Nassr.

    FC Basel: Xherdan Shaqiri soll Bann von Bern brechen | Basler Zeitung

    “Të punosh me të ishte tepër e lehtë. Ai gjithmonë dëshiron ta mësojë dhe të përjetojë gjëra të reja. Për të gjithçka ka të bëjë me përmirësimin. I gjithë fokusi i tij është futbolli dhe sesi mund të përmirësohet në të”, u shpreh për “Blick” Blesa.

    Kujtojmë që Shaqiri te Baseli u rikthye gjatë muajit gusht dhe deri tani në 14 ndeshje, ka shënuar pesë gola dhe ka bërë tetë asiste.

    TË LIDHURA

    Celina shpreson të jetë te Kosova në tetor

    11/09/2025 23:28

    Serbia i trembet huliganëve të saj, i kërkon UEFA-s të ndryshojë stadiumin e ndeshjes me Shqipërinë, sa më larg Beogradit

    11/09/2025 20:20

    Çeferini tërheq vërejtjen për ndeshjen në Beograd

    11/09/2025 19:42

    Media serbe: Vendim shokues i Federatës serbe, Shqipëria nuk vjen në Beograd?!

    11/09/2025 15:32
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.