Manchester United është kthyer në fushë mbrëmjen e sotme për ndeshjen e fundit të Grupit E të Europa League. Djajtë e Kuq, që e kanë siguruar kualifikimin, po luajnë në fushën e Real Sociedad për vendin e parë në grup.
Ka nisur gjithçka mirë për skuadrën e Erik ten Hag, që ka arritur ta zhbllokojë sfidën që po luhet në San Sebastian pas vetëm shtatëmbëdhjetë minutash.
Goli është realizuar nga talenti argjentinas i Manchester United, Garnacho, i cili ka shënuar me një finalizim të bukur pas asistit të marrë nga Cristiano Ronaldo.
Në moshën 18 vjeç e 25 ditë, Garnacho është bërë lojtari jo anglez më i ri i United që shënon një gol në një kompeticion madhor europian, duke thyer rekordin e legjendës George Best (18 vjeç e 158 ditë kundër Djugarden në 1964-ën).
Në minutën e 42-të të pjesës së parë Cristiano Ronaldo ka shpërdoruar një rast të artë për të dyfishuar avantazhin. Portugezi ka dalë i vetëm përballë portierit, por e ka goditur topin më fort se duhet.