Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ibrahimovic prezanton emisionin e tij televiziv me plot të qeshura në studio
    Ballina-2

    Ibrahimovic prezanton emisionin e tij televiziv me plot të qeshura në studio

    22/11/2022 15:09
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic e ka prezantuar Striscia La Notizia, një emision shumë popullor televiziv në Itali, të hënën

    “Nuk jam nervoz, por mund të ju kuptoj juve për shkak se Ibra është këtu.

    41 vjeçari nuk është i ri në prezantimin e kohë pas kohshme të emisioneve në Itali teksa vitin e kaluar ishte shfaqur edhe në Festivalin e San Remos.

    Këtë herë, ai ishte një nga prezantuesit e Striscia La Notizioa, që është emisioni më i popullarizuar satirik në Itali dhe transmetohet në Canale 5.

    “Nuk jam nervoz, por unë ju kuptoj për shkak se Ibra është këtu”, tha ai.

    Ibrahimovic mori pjesë në skenën e quajtur “Freed from desire” e cila është edhe kënga zyrtare e titullit që e fitoi Milan në sezonin 2021/22.

    Ai është “pritur” nga një aktor që imitonte ish shokun e tij të skuadrës Andrea Pirlo dhe trajnerin italian Antonio Conte me të cilin Ibra do të përballet me të në Ligën e Kampionëve kur Milani do të luan në shkurt kundër Tottenhamit.

    . @Ibra_official a Striscia, l’omaggio di Pirlo e Conte #striscialanotizia #Ibrahimovic #antonioconte #AndreaPirlo #zlatanibrahimovichttps://t.co/E9zqxGOJAe

    — Striscia la notizia (@Striscia) November 21, 2022

    Pirlo është i njohur me humorin e tij që bën në Milan, por Ibra i kujtoi atij që “një ditë ai bëri një dhe ai ju bashkua Juventusit”.

    Ish ylli i Interit dhe Manchester United po ashtu ka folur për biografinë e tij “të pamposhturit” që e ka shkruar në bashkëpunim me gazetarin e Gazetta dello Sport, Luigi Garlando.

    “Kapitulli imë më i mirë në këtë libër është ai me Minon (Raiola, ish agjenti i tij(“, tha Ibra.

    “Ai ishte shumë i rëndësishëm për mua dhe ende me mungon. Familja është gjëja më e shtrenjtë, ju mbron juve dhe ju bën më përgjegjësi. Sapo të bëheni një mashkull me një djalë e kuptoni së sa e rëndësishme është kjo”.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.