Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ibrahimovic: Respekt për Marokun por Kupën e Botës e ngre Messi
    Ballina-2

    Ibrahimovic: Respekt për Marokun por Kupën e Botës e ngre Messi

    13/12/2022 15:41
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Zlatan Ibrahimovic tha se “gjithçka është shkruar tashmë” që Lionel Messi të fitojë Kupën e Botës në përpjekjen e tij të pestë.

    Sulmuesi i Milnit beson tek ai dhe Argjentina e tij, pasi i ndjek të gjitha ngjarjet nga Doha në Dubai, që nuk është edhe aq larg.

    “Unë mendoj se tashmë është shkruar se kush do ta fitojë Kupën e Botës – dhe ju tashmë e dini se kë dua të them. Mendoj se Messi do ta ngrejë trofeun, është e shkruar gjithandej… – tha Ibrahimovic, i cili luajti vetëm dy herë në Botëror.

    Nga kampi stërvitor i Milanit në Dubai, Ibrahimovic thotë se Franca dhe Kroacia janë “skuadra kombëtare të forta”, por beson se është e pashmangshme që Lionel Messi të fitojë Kupën e Botës. Ai gjithashtu ka shprehur respekt për Marokun.

    “Nuk janë surprizë për mua sepse e dija që para fillimit se ishin të mirë. Dhe në Kupën e Botës çdo gjë mund të ndodhë” – tregoi Zlatan Ibrahimović dhe tha se arritja në gjysmëfinale është një sukses i madh dhe se ata duhet të shijojnë momentin dhe të përdorin adrenalinën. 

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.