Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ibrahimoviqi kosovar huazohet te Heidenheimi
    Ballina-2

    Ibrahimoviqi kosovar huazohet te Heidenheimi

    25/06/2025 18:14
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sulmuesi kosovar, Arijon Ibrahimoviq, është kthyer në Gjermani. Ibrahimoviq është huazuar te skuadra e Heidenheimit për sezonin e ardhshëm të Bundesligës 2025/2026. 19-vjeçari është huazuar nga skuadra tjetër gjermane, Bayerni.

    “Jemi të kënaqur që Arijon Ibrahimoviq, talenti i radhës i kampionëve, na ka zgjedhur tani. Ari është një lojtar sulmues i gjithanshëm që besojmë se do të bëjë hapin tjetër në karrierën e tij në Bundesligë sezonin e ardhshëm. Me të, duam të mbushim boshllëkun në sulmin tonë që do të lindë pas largimit shumë të mundshëm të Paul Ëanner”, thotë anëtari i klubit gjerman, Holger Sanwald.

    Ibrahimoviq u lind në Nuremberg. Hapat e parë si futbollist i mori te Greuther Furthi. Luajti edhe për të rinjtë e Nurembergut në vitin 2014, ku kaloi gjithsej katër vjet. Në moshën 12-vjeçare Ibrahimoviq iu bashkua akademisë së Bayernit.

    Në moshën 17-vjeçare, bëri debutimin e tij në Bundesligë. Por u huazua në shtator të vitit 2023 në Itali për një vit, ku bëri 16 paraqitje në Serie A për Frosinonen. Pasi u kthye në Bayern një vit më parë, ai u huazua përsëri në Itali – këtë herë te Lazio. Megjithatë, ai bëri vetëm dy paraqitje për Romën gjatë kësaj kohe.

    “Ditët e fundit kanë qenë bisedime shumë pozitive me Holger Sanëald dhe Frank Schmidt, të cilët më kanë bindur se Heidenhemi mund të jetë pikërisht klubi i duhur për mua në këtë moment. Jam edhe më i emocionuar që do të luaj për Heidenheimin në Bundesligë sezonin e ardhshëm”, tha Ibrahimoviq.

    Ibrahimoviq ka luajtur dy ndeshje për Gjermaninë U20. Ka luajtur edhe për grupmoshat tjera të reja të Gjermanisë.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.