Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Icardi dëshiron të rikthehet në Itali, Milani përmendet si opsion
    Ballina-2

    Icardi dëshiron të rikthehet në Itali, Milani përmendet si opsion

    28/02/2023 17:33
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mauro Icardi e ka rigjetur formën ideale në Turqi, ku po luan me sukses në Galatasaray.

    Sulmuesi argjentinas i ka shënuar 9 gola dhe i ka bërë 6 asistime në 12 ndeshje të kampionatit turk.

    Këta numra kanë bërë që drejtuesit e klubit nga Stambolli të mundohen ta blejnë kartonin e futbollistit nga Paris Saint-Germaini.

    Edhe tifozët e klubit turk janë dashuruar me ish-sulmuesin e Sampdorias e të Interit.

    Megjithatë, duke se ish-përfaqësuesi argjentinas ka plane të tjera.

    Më saktësisht, Icardi dëshiron të rikthehet në Itali, përkundër faktit se po ia kalon mirë në Stamboll.

    Sipas mediave italiane, sulmuesi i rrezikshëm e preferon transferimin në Milan, i cili është në kërkim të një qendërsulmuesi.

    Drejtuesit e klubit Kuqezi, Maldini e Massara kanë raporte të shkëlqyeshme me përfaqësuesit e futbollistit dhe ky fakt do ta lehtësonte dukshëm punën, shkruan “Gazeta Express”.

    Icardi ka kontratë me PSG-në deri në verën e vitit 2024 dhe nuk e ka ndërmend të rikthehet më në “Parkun e Princave”.

    Për këtë arsye, “Rossoneri” mund ta transferojnë sulmuesin gjatë verës që vjen dhe më këtë rast do të mundohej t’i hakmerrej ish-klubit të tij, Inter.

    TË LIDHURA

    Agim Ademi takohet me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin, në prag të Kongresit të 50-të

    12/02/2026 00:22

    City i afrohet Arsenalit në tri pikë

    12/02/2026 00:08

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.