Icardi largohet nga Galatasaray? Drejtori sportiv i klubit turk sqaron gjithçka

Mauro Icardi do të qëndrojë në Turqi. Kështu deklaroi drejtori sportiv i Galatasaray-t, duke u dhënë fund zërave të shumta që e “largojnë” sulmuesin argjentinas nga gjigantët e Stambollit. “Me afrimin e dritares së transferimeve, ka shumë spekulime. Nuk jam i befasuar,” – shpjegoi Cenk Ergün për “Radyosport”. – “Icardi do të luajë për Galatasaray-n
Mauro Icardi do të qëndrojë në Turqi. Kështu deklaroi drejtori sportiv i Galatasaray-t, duke u dhënë fund zërave të shumta që e “largojnë” sulmuesin argjentinas nga gjigantët e Stambollit.
“Me afrimin e dritares së transferimeve, ka shumë spekulime. Nuk jam i befasuar,” – shpjegoi Cenk Ergün për “Radyosport”. – “Icardi do të luajë për Galatasaray-n deri në fund të sezonit, kjo është marrëveshja. Do të ishte e padrejtë të shkelej kjo marrëveshje nëse nuk ndodh me marrëveshje nga të dyja palët”.
Sulmuesi është i huazuar nga Paris Saint-Germain deri në fund të sezonit dhe deri më tani ka luajtur 6 ndeshje me Galatasaray-n, duke shënuar 4 gola dhe duke dhënë 3 asistime.



