Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Icardi s’mban më, shpërthen ndaj Wandas: Është bërë karagjozja e botës
    Futboll ndërkombëtar

    Icardi s’mban më, shpërthen ndaj Wandas: Është bërë karagjozja e botës

    13/10/2022 16:07
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mauro Icardi nuk mban më. Sulmuesi argjentinas ka sulmuar me ashpërsinë më të madhe bashkëshorten e tij, Wanda Nara. S’ka më zemra nga ish-sulmuesi i Interit drejt biondes së famshme të televizionit, për të cilën tani rezervon fjalë fyese.

    “E njoh më shumë se kushdo tjetër, e kam mbrojtur gjithmonë, por kemi arritur në një pikë që nuk mund ta bëj më. Ajo është bërë karagjozja e botës. Më ka mërzitur me gënjeshtrat dhe sajesat e saj. Wanda ka një vit që kërkon ndarjen, kurse unë kurrë. Gjithmonë shantazhon, kërcënon me diçka, por ne nuk ndahemi kurrë,” ka reaguar Mauro përmes një postimi në Instagram.

    Më tej, sulmuesi aktual i Glatasaray-t, i shqetësuar për mënyrën sesi po e përjetojnë fëmijët këtë situatë të sikletshme, shton:

    “Valentino (djali i madh nga marrëdhënia e Wandas me Maxi Lopez) është tashmë 14 vjeç, ai dhe vëllezërit e tij shikojnë lajmet, kanë Instagram, shikojnë Youtube dhe pa dyshim që kërkojnë informacion për gjithçka që po flasim. U them të vërtetën për çdo gjë. Jemi personazhe publike të famshme, që përbëjmë lajm për çdo gjë. Uroj që të ishte për gjëra të tjera, por sot, për fat të keq, nuk është kështu. Fëmijët janë shumë të inatosur me të, për mënyrën e saj të të vepruarit, duke bërë publike gjithçka”.

    TË LIDHURA

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42

    Superkupa, “miku” i ri i Rrahmanit

    23/12/2025 17:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.