Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Igli Tare synon goditjen e madhe: Luka Modriq, emri që po ‘valëzon’ në zyrat e Milanit
    Ballina-2

    Igli Tare synon goditjen e madhe: Luka Modriq, emri që po ‘valëzon’ në zyrat e Milanit

    02/06/2025 23:23
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    AC Milan ka nisur një fazë të re ndërtimi nën drejtimin e Massimiliano Allegrit dhe drejtorit të ri sportiv Igli Tare.

    Me fillimin e përgatitjeve për sezonin e ri, strategjitë dhe prioritetet në afatin kalimtar kanë ndryshuar ndjeshëm, duke përfshirë objektiva të profilit të lartë. 

    Sipas raportimeve të besueshme nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, një nga emrat që është përmendur në diskutimet e brendshme të klubit është legjenda kroate Luka Modriq. 

     Igli Tare, drejtuesi shqiptar i sapoemëruar te kuqezinjtë, thuhet se ‘ëndërron’ të sjellë në ‘San Siro’ ish-mesfushorin e Real Madridit. 

    Modrić, i cili u largua nga Real Madrid këtë verë pas një epoke të lavdishme me mbi një dekadë suksese dhe trofe, ka marrë disa oferta nga klube në mbarë botën, përfshirë nga MLS dhe Arabia Saudite.  

    🚨🔴⚫️ EXCL: AC Milan new director Igli Tare dreams of bringing Luka Modrić to the club.

    He’s one of the names mentioned in initial internal talks.

    Modrić received several approaches from clubs all over the world since leaving Real Madrid, not in a rush to pick his next club. pic.twitter.com/HHe7Bsg54h

    — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 2, 2025

    Megjithatë, sipas Romanos, lojtari nuk është në nxitim për të vendosur destinacionin e tij të radhës. 

    Aktualisht, nuk ka një ofertë zyrtare nga Milan për Modriqin, por fakti që emri i tij është përmendur në tavolinat e afatit kalimtar të klubit tregon ambicien e Tares për të sjellë eksperiencë dhe cilësi të lartë në mesin e fushës. 

     Duke pasur parasysh stilin e lojës së Milanit dhe mungesën e një dirigjenti me përvojë në mesin e fushës, një profil si ai i Modriq do të ishte i çmuar. 

    Nëse Milan do të konkretizojë një përpjekje për të bindur kroatin, do të varet shumë nga dëshirat e vetë lojtarit, i cili, deri më tani, nuk ka dhënë sinjale të qarta për destinacionin e ardhshëm.

    TË LIDHURA

    Rron Sylejmani, talenti që premton shumë në të ardhmen

    04/06/2025 13:58

    Ndeshja e yjeve në Prishtinë, zbarkojnë emra të njohur në stadiumin “Fadil Vokrri”

    04/06/2025 12:44

    Arbër Hoxha e Strakosha duan pikët e plota ndaj Serbisë

    04/06/2025 12:43

    Kosova barazon, i mbetet të luftojë në plejof që të kthehet në Ligën B

    03/06/2025 22:07
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.