Iku nga Katari pas debatit me trajnerin, reagon portieri: Kombi vjen i pari

Një mosmarrëveshje me trajnerin Rigobert Song mbi aspektin taktik, i kushtoi shumë portierit të Kamerunit, Andre Onana. Ky i fundit ka mbyllur eksperiencën në Kupën e Botës me kombëtaren afrikane edhe pse ata kanë ende për të zhvilluar ndeshjen e fundit në Grupin G, atë ndaj Brazilit. Portieri që aktivizohet me Interin në Serie A,
Një mosmarrëveshje me trajnerin Rigobert Song mbi aspektin taktik, i kushtoi shumë portierit të Kamerunit, Andre Onana. Ky i fundit ka mbyllur eksperiencën në Kupën e Botës me kombëtaren afrikane edhe pse ata kanë ende për të zhvilluar ndeshjen e fundit në Grupin G, atë ndaj Brazilit. Portieri që aktivizohet me Interin në Serie A, reagoi për herë të parë pas atij episodi në kombëtare ku theksoi se kërkoi të bënte më të mirën për skuadrën e tij
“Dua të shpreh të gjithë ngrohtësinë për vendin dhe kombëtaren time. Në ndeshjen e fundit nuk u lejova të ndihmoj Kamerunin, ashtu siç bëj gjithmonë. Jam sjellë gjithnjë në mënyrë shumë korrekte. Vendosa të gjitha energjitë në dispozicion për të gjetur një marrëveshje në një situatë të cilën një futbollist e përjeton shpesh, por nuk ishte e njëjta dëshirë nga ana tjetër. Disa vendime janë shumë të vështira, por vijoj të respektoj vendimet e personave të cilët janë vendosur për të dërguar skuadrën dhe vendin drejt suksesit.
Uroj më të mirat për shokët e skuadrës sepse e kemi treguar që mund të shkojmë larg në këtë turne. Vlerat që përçoj si person dhe si lojtar janë ato që më përkufizojnë mua, janë vlera të cilat familja m’i ka përçuar. Të përfaqësoja Kamerunin ka qenë gjithnjë një privilegj, kombi është para gjithçkaje. Faleminderit”, përfundon reagimin e tij Onana në rrjetet sociale.



