Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ilir Avdyli edhe zyrtarisht largohet nga KF Llapi
    Ballina-2

    Ilir Avdyli edhe zyrtarisht largohet nga KF Llapi

    23/12/2024 16:08
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Portieri i mirënjohur Ilir Avdyli nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Llapit.

    Ai përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar largimin nga skuadra llapjanë, siç thotë me marrëveshje të dyanshme.

    Gjithsesi, largimi i Avdylit sipas burimeve të Ballkani.info kanë ardhur pas krisjeve të raporteve mes tij dhe trajnerit Tahir Batatina, gjë e cila bëri që ai një pjesë të mirë të stinorit vjeshtor të mos jetë në portën llapjane.

    Njoftimi i plotë i Ilir Avdylit

    Faleminderit K.F Llapi

    Me anë të këtij postimi ju njoftoj se me marrëveshje të dyanëshme në mes meje dhe klubit, pas një rrugëtimi prej 3 vite e gjysmë, bashkëpunimi me K.F Llapi ka përfunduar.

    Shfrytëzoj rastin që të falenderoj presidentin e klubit z.Beqir Batatina për korrektësinë, kryetrainerin z.Tahir Batatina dhe ndihmësit e tij për besimin që më kanë dhënë gjatë gjithë kësaj kohe.

    Falenderim i vecantë u takon edhe bashkëlojtarëve me të cilët ndava këtë rrugtim të bukur, si dhe  tifozëve të klubit “LEGJENDAT” për mbështetjen maksimale gjatë këtyre viteve.

    K.F Llapit i dëshiroj suksese në të ardhmen.

    TË LIDHURA

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.