Trajneri I Ballkanit Ilir Daja në konferencën për media të mbajtur në Razgrad të Bullgarisë ka thënë se ndaj Ludogoretsit do të mundohen ta ruajnë rezultatin e ndeshjes së parë. Por, assesi të mbrohen. Ndeshja Ludogorets – Ballkani zhvillohet të mërkurën nga ora 20:00.
Ndeshjen e parë në Prishtinë javë ne kaluar e fitoi Ballkani me rezultatin 2:0. I takon raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
“E kishim studiuar kundërshtarin duke e respektuar maksimalisht, pasi bëmë futboll goxha të mirë në gjitha aspektet. Bëmë lojën tonë që rezultoi me sukses. Ne nuk do të mbrohemi edhe pse kemi fituar 2:0. Do të punojmë edhe në fazën e mbrojtjes edhe sulmit, pasi mendojmë se Ludogoretsi nesër do ta filloj më furishëm takimin për shkak se është minus dy gola. Do ta bëjmë mbrojtjen, por ashtu siç e kemi bërë në Prishtinë”, ka thënë Daja në konferencën për media të martën.