Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ilir Daja pas fitores së Ballkanit: Morëm atë që deshëm!
    Ballina-2

    Ilir Daja pas fitores së Ballkanit: Morëm atë që deshëm!

    10/08/2023 23:05
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ballkani ka bërë një tjetër paraqitje të mirë në garat evropiane.

    Kampioni i Kosovës triumfoi 2:0 në “Fadil Vokrri” ndaj ekipit nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps në ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.

    Pas ndeshjes foli trajneri i suharekasve, Ilir Daja.

    Ai u shpreh i kënaqur, teksa tha se kanë bërë një gjysmë hapi para.

    “Morëm atë që deshëm. Kemi ndryshime në lojë dhe në ekip, duke zëvendësuar Rrahmanin dhe Emërllahun që s’mund t’i zëvendësojmë për një jave. Disa lojtarë janë me viruse dhe gjendja fizike nuk ishte e duhura. Me rezultat 2-0 kemi bërë gjysmë hap para, e rëndësishme është ta mbyllim me kualifikim pavarësisht ndeshjes së sotme”, tha Ilir Daja pas ndeshjes.

    Kjo fitore i jep përparësi të madhe Ballkanit në lojën e kthimit që zhvillohet pas një jave në Gjibraltar.

    TË LIDHURA

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.