Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Immobile: Kam refuzuar oferta nga Arabia, nuk e kam ende ritmin e plotë të garës
    Ballina-2

    Immobile: Kam refuzuar oferta nga Arabia, nuk e kam ende ritmin e plotë të garës

    18/01/2024 12:49
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, ka pranuar në konferencën për shtypin para gjysmëfinales së Superkupës së Italisë, kundër Interit, se ka pasur oferta shumë të rëndësishme ekonomike nga Arabia Saudite.

    “Arabia, në të ardhmen? Është një kampionat që po rritet, edhe infrastruktura është përmirësuar shumë. Të gjithë po i hedhin sytë nga Arabia. Në të kaluarën kam pasur bisedime për t’u transferuar në këtë kampionat, por më pas asgjë.”

    Sipas Immobile, ishin dy klube arabe që bënë oferta konkrete:

    “Jam munduar të jem sa më i ndershëm me veten dhe të tjerët. Vendosa të qëndroja te Lazio për të çuar përpara një projekt të rritjes së skuadrës dhe të klubit.”

    Në fund, një koment për ndeshjen me Interin:

    “E ndiejmë peshën e ndeshjes. Kemi pak kohë për t’u përgatitur takimet. Jemi krenarë për rrugëtimin tonë dhe që kemi arritur deri këtu. Si ndihem? Më mungon pak ritmi i garës, ishte shumë e rëndësishme që luajta 15 minuta kundër Lecces. Jam stërvitur për të qenë në maksimum  për këtë ndeshje.”

    TË LIDHURA

    Nga skuadrat shqiptare Drita e ka renditjen më të mirë në UEFA

    19/12/2025 18:18

    I rritet vlera edhe Leon Avdullahut, bëhet njëri prej shqiptarëve më të shtrenjtë në treg

    19/12/2025 16:07

    Fisnik Asllani bëhet lojtari më i shtrenjtë i Kosovës, Transfermarkt e vlerëson 30 milionë euro

    19/12/2025 15:47

    Departamenti i Licencimit të klubeve për garat e UEFA-s mbajti takimin e rregullt

    18/12/2025 15:22
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.