Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Incident i rëndë në një ndeshje futbolli në Kumanovë / Rrihen nxënësit shqiptarë nga ata maqedonas
    Ballina-1

    Incident i rëndë në një ndeshje futbolli në Kumanovë / Rrihen nxënësit shqiptarë nga ata maqedonas

    02/11/2022 15:14
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Një incident i rëndë ka ndodhur dje në sallën e sportve të SHMK “Pero Nakov” në Kumanovë gjatë një ndeshje në futsall, kur nxënësit shqiptar të SHMK “Ismet Jashari” nga komuna e Likovës janë sulmuar dhe rrahur nga nxënësit maqedonas të SHMT “Nace Bugjoni”, në garat e organizuara nga Federata e sportit shkollor të RMV-së.

    Incidenti ka ndodhur në momentin kur nxënësit shqiptar kanë shënuar golin e epërsisë në fund të ndeshjes (gol i kualifikimit), dhe nga pakënaqësia e rezultatit nxënësit maqedonas kanë nisur t’i sulmojnë dhe t’i rrahin nxënësit shqiptarë. Profesori i edukatës fizike Berat Avdiu thotë për Open-TV se nxënësit e tyra janë sulmuar dhe rrahur edhe nga publiku që ka hyrë në parket.

    Profesori Avdoi shtoi se gjatë ndeshjes janë fyer edhe në baza nacionale.

    Ndërsa, drejtori i Shkollës së Mesme Teknike “Ismet Jashari”, Isni Aliji tha për Open-TV se nga rrahjet kanë marrë lëndime të lehta dhe të rënda i gjithë ekipi i tyre. Ai tha se si shkollë do të ndjekin të gjitha procedurat ligjore.

    TË LIDHURA

    Sllovakia publikon listën kundër Kosovës

    19/03/2026 17:03

    Kryetari i FFK ngushëllon familjen Sherifi për humbjen e Elifes, gazetares dhe zëdhënëses së FC Drita

    18/03/2026 20:48

    Lajme nga Franca për Edon Zhegrovën

    18/03/2026 19:49

    ​Nis zgjerimi i Qendrës së Xhudos në Pejë, Kurti premton standarde ndërkombëtare

    18/03/2026 12:19
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.