Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Incidenti: Gjesti i turpshëm kundër CR7 bën xhiron e botës (video)
    Ballina-2

    Incidenti: Gjesti i turpshëm kundër CR7 bën xhiron e botës (video)

    10/12/2022 20:54
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Një tifoz është përjashtuar nga stadiumi gjatë çerekfinales së zhvilluar mes Portugalisë dhe Marokut pasi u duke se hodhi ujë në drejtim të Cristiano Ronaldo-s.

    Incidenti ndodhi në Al Thumama Stadium teksa Ronaldo ishte akoma në stol, pasi e kishte nisur ndeshjen e radhës si zëvendësues. Fotografitë kanë treguar një tifoz që dukej se po i hidhte ujë në drejtim të legjendës portugeze nga një shishe plastike.

    Njeriu i paidentifikuar duket se është kritikuar nga disa tifozë të tjerë që ishin të ulur afër tij. Një video ka dalë në rrjetet sociale ku tifozi shfaqet i kapur nga forcat e sigurisë të stadiumit. Më pas është thënë se ai është shoqëruar jashtë stadiumit pas incidentit.

    Cristiano Ronaldo u aktivizua në minutën e 51-të të ndeshjes që pa Portugalinë të eliminohet nga Kupa e Botës. Youssef En-Nesyri realizoi golin e fitores për Marokun tri minuta para fundit të pjesës së parë.

    Ky Botëror ka qenë problematik për Cristiano Ronaldo-n, duke parë se nisi me një intervistë të bujshme në të cilën ai ka sulmuar hapur Manchester United.

    “Djajtë e Kuq” më pas e kanë shkarkuar portugezin para se problemet e pesë here fituesit të Topit të Artë të vazhdonin me kombëtaren e tij. CR7, në fakt, e nisi nga stoli ndeshjen e 1/8-ave kundër Zvicrës pasi u ankua për zëvendësimin e tij në ndeshjen e fundit të grupit kundër Koresë së Jugut.

    Lajmet që erdhën më pas kanë thënë se kapiteni i Portugalisë ka kërcënuar se do të largohej nga Katari, por Federata Portugeze e Futbollit ka mohuar që kjo të ketë ndodhur.

    Situata është përkeqësuar mbrëmjen e sotme pas eliminimit befasues të Portugalisë kundër Marokut, me Cristiano Ronaldo-n që është larguar nga fusha.

    Angry fan escorted out for throwing water on Ronaldo. Not difficult to show some respect. Good result. pic.twitter.com/HHVLv051Y4

    — Adriano Del Monte (@adriandelmonte) December 10, 2022
    TË LIDHURA

    PSG shkatërron Atletico Madridin

    15/06/2025 23:10

    Portieri i Aucklandit punon në depo, pranoi dhjetë gola por bëri shtatë pritje

    15/06/2025 21:13

    “10-she në kajmak” – Bayerni e ‘shkatërron’ Aucklandin

    15/06/2025 20:38

    Xhaka pajtohet për kalim te Milani, 48 orët e ardhshme janë vendimtare

    15/06/2025 19:07
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.