Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Individ të fshehur pas petkut të analistit dhe gazetarit po e sulmojnë futbollin, klubet të bashkuara mbështesin FFK-në
    Ballina-1

    Individ të fshehur pas petkut të analistit dhe gazetarit po e sulmojnë futbollin, klubet të bashkuara mbështesin FFK-në

    18/09/2024 14:49
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit e Kosovës përmes një komunikate për opinion ka thënë se klubet edhe njëherë treguan unitet dhe nuk bie pre e individëve që kanë agjenda të caktuara.

    Kohëve të fundit shumë individë të fshehur pas petkut të analistit dhe gazetarit po e sulmojnë vazhdimisht futbollin e Kosovës në mënyrë që maksimalisht të ulin imazhin e tij.

    Megjithatë, klubet reaguan ndaj këtyre zërave dhe të bashkuara si kurrë më parë dolën dhe kundërshtuan fuqishëm duke mbështetur Federatën e Futbollit të Kosovës.

    Me këtë rast ka qenë vetë FFK që përmes një komunikate ka falënderuar klubet për unitedin duke premtuar se së bashku do të punojnë fuqishëm për ta ngritur edhe më lartë futbollin kosovar.

    “Klubet dhe, në përgjithësi, komuniteti i futbollit në Kosovë kanë dëshmuar edhe njëherë se janë mburojë e fortë e Federatës së Futbollit të Kosovës. Ato nuk lejojnë që individë të paintegritet, të cilët nuk kanë lidhje me futbollin, të denigrojnë dhe shantazhojnë këtë sport, për të cilin është derdhur shumë djersë dhe janë bërë investime të mëdha për dekada me radhë. Klubet, Lidhjet Rajonale, shoqatat e asociacionet e trajnerëve, të gjyqtarëve, të veteranëve, të futbollit të femrave, të futsallit, shkollat e futbollit dhe të gjithë dashamirët e futbollit kanë reaguar ashpër ndaj shpifjeve të fundit nga një personazh që fshihet pas petkut të gazetarit dhe opinionistit. Federata e Futbollit të Kosovës shpreh mirënjohjen e saj ndaj të gjitha klubeve, futbollistëve, trajnerëve dhe dashamirëve të futbollit për mbështetje të vazhdueshme. Faleminderit që e mbroni dhe e vlerësoni futbollin, duke e forcuar imazhin e tij dhe duke mos lejuar nëpërkëmbjen e tij nga disa individë që nuk përfaqësojnë asgjë në këtë sport. FFK do të vazhdojë të përfaqësojë me krenari vlerat e vërteta të futbollit dhe parimet e UEFA-s dhe FIFA-s. Ne do të krijojmë kushte të favorshme për të rinjtë e vendit tonë përmes investimeve dhe mbështetjes në të gjitha segmentet; edukim, avancim, infrastrukturë, zhvillim, masivizim dhe profesionalizëm. Së bashku, do ta ruajmë dhe zhvillojmë futbollin tonë!”, thuhet në komunikatën e FFK-së. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    FRANCO FODA pas fitores ndaj Suedisë: Jam krenar me ekipin

    08/09/2025 23:36

    UEFA shkruan për fitoren e Kosovës: Kosova trondit Suedinë

    08/09/2025 23:31

    Shkëlqen Kosova, fitore e madhe ndaj Suedisë

    08/09/2025 22:46

    Tifozët suedezë shijojnë birrat dhe mikpritjen e ngrohtë në Prishtinë, presin një ndeshje të fortë sonte

    08/09/2025 14:52
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.