Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Indonezia do ta shkatërrojë stadiumin ku humbën jetën 131 tifozë futbolli
    Ballina-2

    Indonezia do ta shkatërrojë stadiumin ku humbën jetën 131 tifozë futbolli

    18/10/2022 15:47
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Indonezia ka bërë të ditur planet për ta prishur stadiumin ku humbën jetën të paktën 131 tifozë futbolli dhe qindra u plagosën në një rrëmujë, këtë muaj.

    Presidenti Joko Widodo, ka thënë se stadiumi Kanjuruhan në Malang do të rindërtohet sipas standardeve të sigurisë të vendosura nga organi drejtues i sportit FIFA, raportoi BBC-ja të martën.

    Ai tha se vendi duhet “të transformojë tërësisht” mënyrën se si e menaxhoi sportin deri tani.

    Widodo e bëri njoftimin pas takimit me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, të martën.

    Indonezia do të organizojë Kupën e Botës për grupmoshën U20 më 2023 dhe dyshja ra dakord të formohet një grup i përbashkët pune përpara ngjarjes.

    Duke folur së bashku me Widodo, shefi i FIFA-s tha se është e domosdoshme që tifozëve të pranishëm në turne t’u sigurohet një mjedis i sigurt.

    “Ky është një vend futbolli, një vend ku futbolli është një pasion për mbi 100 milionë njerëz”, ka thënë Widodo.

    Më 1 tetor, tifozët patën një përplasje vdekjeprurëse teksa u përpoqën të largoheshin nga stadiumi Kanjuruhan pas humbjes së skuadrës vendase, Arema FC nga Persebaya Surabaya.

    Gjashtë persona, duke përfshirë oficerë policie dhe organizatorë, po përballen me akuza penale për përplasjen, e cila është një nga katastrofat më të rënda të futbollit në botë.

    Ata po akuzohen për pakujdesi penale që ka shkaktuar vdekjen, e cila parashikon një dënim maksimal prej pesë vjetësh burgim.

    Një hetim i publikuar javën e kaluar dëshmoi se incidenti tragjik ishte shkaktuar nga policia që hodhi gaz lotsjellës në tribuna – një masë e kontrollit të turmës e ndaluar nga FIFA.

    Raporti gjeti gjithashtu disa faktorë të tjerë kontribuues, duke përfshirë mbushjen e stadiumit përtej kapacitetit dhe dyert e mbyllura për dalje.

    TË LIDHURA

    Ashtu si pritej, Chelsea në finale të Ligës së Konferencës

    08/05/2025 23:06

    Tjetër paraqitje bindëse e Unitedit që avancon në finale

    08/05/2025 23:02

    Nga lëndimet te lavdia: Historia frymëzuese dhe biseda në korridor me Fabregas që e bindi Vojvodës për aventurë te Como

    08/05/2025 21:27

    “Nëse nuk luajmë në garat evropiane – faji është i juaji” – presidenti i Ferizajt, Abazi, akuzon gjyqtarët

    08/05/2025 21:03
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.