Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Infantino: Agim Ademin po bën shumë për futbollin, ai di të prekë ndjenjat e duhura, emocionet e duhura dhe shpirtin e shumë lojtarëve
    Ballina-1

    Infantino: Agim Ademin po bën shumë për futbollin, ai di të prekë ndjenjat e duhura, emocionet e duhura dhe shpirtin e shumë lojtarëve

    16/10/2025 13:32
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë intervistës ekskluzive për FFK Podcast foli edhe për lidershipin e presidentit të FFK-së, Agim Ademi, dhe ndikimin e programeve të FIFA-s dhe UEFA-s në zhvillimin e futbollit kosovar.

    “Unë kam marrëdhënie shumë të mira me Agim Ademin. E përgëzoj për emërimin e tij për herë të parë si anëtar i Komitetit të Marrëdhënieve Institucionale të FIFA-s. E njoh prej shumë vitesh dhe e di mirë se çfarë po bën për futbollin. Ai po bën shumë, në një mjedis që nuk është gjithmonë i lehtë, le ta pranojmë. Por, ai e ka zemrën në vendin e duhur, vërtet. Ai e bën punën e tij bashkë me ekipin me shumë pasion. Ai di të prekë ndjenjat e duhura, emocionet e duhura dhe shpirtin e shumë lojtarëve”, tha numri 1 i FIFA-s.

    Infantino gjithashtu nënvizoi ndikimin e presidentit Ademi dhe të FFK-së në integrimin e futbollistëve kosovarë që kanë lindur jashtë vendit:

    “Fola me të edhe më herët sot për këtë dukuri, për shumë lojtarë nga Kosova që kanë lindur dhe janë rritur jashtë vendit. Sigurisht që ka pasur shumë ndikim dhe histori të ndryshme. Siç e di, shumë prej tyre në kohën kur Kosova ende nuk ishte pranuar ndërkombëtarisht luanin për ekipin kombëtar të Zvicrës, për shembull si Xherdan Shaqiri dhe të tjerë. Ata ishin ndër lojtarët më të mirë që mund të kishin luajtur për Kosovën, por në atë kohë Kosova nuk ishte e pranuar. Por e dini, të gjithë këta lojtarë ndiejnë shumë për Kosovën, sepse prindërit e tyre kanë qenë të detyruar të largohen dhe të integrohen në një vend tjetër. Megjithatë, ata janë rritur me rrënjët e vendit të tyre. Dhe e dini, Agimi, Federata dhe ekipi kombëtar e kuptojnë këtë dhe dinë t’i prekin ato ndjenja. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme, sepse identiteti i vendit është diçka thelbësore. Jemi miq me të gjithë, por duhet ta ndiejmë se zemra rreh për vendin dhe për popullin e Kosovës. Është pikërisht kjo ndjenjë krenarie që do t’ju sfidoja ta mbani gjallë”, shtoi Infantino.

    Duke folur për ndikimin e programeve ndërkombëtare, Infantino vlerësoi punën e FFK-së dhe rolit të saj në zhvillimin e futbollit: “Mendoj se ndikimi që FIFA dhe UEFA kanë këtu në Kosovë është shumë i madh, por gjithashtu duhet të them se ne i japim çdo vendi të njëjtin buxhet, pastaj varet nga vendi se si e përdor atë. Zhvillimi i ekipeve të të rinjve dhe talenteve nuk do të dalë në pah nëse nuk punojmë për të dhe nuk e mbështesim atë. Bota është me të vërtetë e jashtëzakonshme sepse, sigurisht, është një vend i ri, një vend që po ndërtohet ende. Kontributi i futbollit në vend është shumë i rëndësishëm. Federata ka bërë punë të jashtëzakonshme dhe i përgëzoj për gjithçka që kanë bërë deri më tani. Hapi tjetër duhet të jetë bashkëpunimi i UEFA-s, FIFA-s dhe qeverisë për të investuar në infrastrukturë dhe edukim të lartë për futbollin”, tha ai.

    TË LIDHURA

    Renditja e FIFA-s: Kosova i vazhdon rekordet

    16/10/2025 13:54

    Infantino: Sot askush nuk dëshiron të luajë kundër Kosovës, frikësohen se humbin

    16/10/2025 13:33

    Infantino: Agim Ademin po bën shumë për futbollin, ai di të prekë ndjenjat e duhura, emocionet e duhura dhe shpirtin e shumë lojtarëve

    16/10/2025 13:32

    Kombëtarja shqiptare mbërrin në Nish, nesër ndeshet me Serbinë

    10/10/2025 14:15
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.