Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Infantino e përmendi Shqipërinë në deklaratën bombastike të tij nga Katari, Edi Rama ndihet krenar
    Ballina-1

    Infantino e përmendi Shqipërinë në deklaratën bombastike të tij nga Katari, Edi Rama ndihet krenar

    21/11/2022 11:21
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Gianni Infantino ka mbajtur një konferencë të gjatë për shtyp një ditë para fillimit të Kampionatit Botëror ‘Katar 2022’.

    Presidenti i FIFA-s ka qenë shumë i ashpër ndaj të gjithëve që kritikuan Katarin, derisa sulmoi jashtëzakonisht shumë Evropën.

    Por në një moment i pari i futbollit botëror ka lavdëruar Shqipërinë dhe kryeministrin e saj Edi Rama.


    Të gjitha vendet evropiane dhe shtetet amerikane, shtetet e Amerikës së Veriut mbyllen dyert duke thënë ah më falni nuk mundemi nuk mundemi. I vetmi vend që tha mirë sillni këtu se ne e dimë çfarë do të thotë të ikësh nga vendi ishte Shqipëria”.

    Miku im Edi Rama tha: Janë të mirëpritur këtu në Shqipëri, ku mund të ndërtojnë një të ardhme. Kështu që Shqipëria hapi dyert nga të gjitha vendet e botës refugjatëve afganë që luanin futboll në Afganistan”, ishte deklarata e të parit të FIFA-s në intervistën e tij që bëri bujë të madhe.

    Videon nga intervista e Infantinos tani e ka shpërndarë i pari i qeverisë shqiptare, Edi Rama.

    “Mirëmëngjesi dhe me këtë moment krenarie për Shqipërinë nga konferenca prezantuese për shtyp e FIFA-s për Botërorin e Katarit, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Edi Rama. 

    TË LIDHURA

    Spalletti largohet me fitore nga Italia

    09/06/2025 23:42

    Shkëlqen Haaland, Norvegjia drejt kualifikimit në Botëror

    09/06/2025 23:39

    Dy ndeshje, pesë gola – grumbullimi i qershorit ka një emër: Albion Rrahmani

    09/06/2025 22:19

    Albion Rrahmani pas het-trikut ndaj Komoreve: Krenar që arrita ta ndihmojë kombëtaren

    09/06/2025 21:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.