Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Infantino: Futbolli në Kosovë ka bërë përparim të jashtëzakonshëm
    Ballina-2

    Infantino: Futbolli në Kosovë ka bërë përparim të jashtëzakonshëm

    20/12/2024 21:10
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino, ka vlerësuar rritjen dhe zhvillimin e futbollit kosovar.

    Federata e Futbollit e Kosovës ka prezantuar një videomesazh të Infantinos në ceremoninë e shpalljes së më të mirëve, që u mbajt të premten mbrëma.

    Infantino ka vlerësuar punën e kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, ndërsa ka përmendur edhe kontributin e të ndjerit Fadil Vokrri.

    “Qëkur Kosova iu bashkua FIFA-s në maj të vitit 2016, futbolli ka bërë përparime të jashtëzakonshme në vendin tuaj dhe ekipet tuaja tashmë kanë arritur disa rezultate shumë mbresëlënëse. I ndjeri Fadil Vokrri, presidenti juaj i atëhershëm dhe miku im i dashur, punoi aq shumë për të realizuar ëndrrën e anëtarësimit të Kosovës në FIFA dhe dua të filloj duke i bërë homazhe një lideri të madh dhe një futbollisti të madh”, ka thënë Infantino.

    Ai ka përmendur faktin që Kosova është në top-100 të ranglistës botërore me përfaqësuesen e futbollistëve dhe atë të futbollisteve. Ka folur edhe për programin përmes të cilit FIFA e mbështet futbollin kosovar.

    “Ky ka qenë një vit i shkëlqyer për futbollin në Kosovë, me ekipet e meshkujve dhe të femrave që aktualisht renditen në top-100 të renditjes së FIFA-s, duke arritur pozicionet më të larta ndonjëherë në renditje. Kjo, sigurisht, nuk ka ndodhur rastësisht, por është rezultat i punës fantastike që po bëhet nga presidenti Ademi dhe nga të gjithë ju. Po bëhet shumë për t’u dhënë vajzave dhe djemve mundësinë për të luajtur futboll, për të ofruar kushte më të mira, për të rritur standardet, dhe jam i sigurt se, me mbështetjen e programit FIFA Forward, ka ende shumë për t’u bërë në të ardhmen”, ka vazhduar Infantino fjalimin për komunitetin e futbollit në Kosovë.

    Infantino ka theksuar se është entuziazmuar kur e ka vizituar Kosovën në vitin 2022, ndërsa ka përmendur kontributin e FIFA-s për përfshirjen e sistemit VAR në futbollin kosovar dhe ndërtimin e fushave me bar artificial. Ka thënë se rasti i Kosovës është dëshmi që FIFA, por edhe FFK-ja, janë në rrugën e duhur.

    “Për më tepër, në nëntor 2023, ju lansuat strategjinë tuaj për futbollin e femrave, e cila synon të rrisë pjesëmarrjen dhe të përmirësojë standardet ndër lojtare – një tjetër objektiv kyç për zhvillimin e futbollit. Unë e di që e ardhmja e futbollit në Kosovë është në duar të mira dhe shumë të afta, falë edhe mbështetjes së presidentes Vjosa Osmani dhe qeverisë së saj. Nuk kam asnjë dyshim se ju do të vazhdoni ta bëni lojën e bukur edhe më të bukur falë mendimit tuaj inteligjent dhe krijues, si dhe përmes vendosmërisë dhe punës suaj të palodhur. Ju tashmë keni shumë për çfarë të gëzoheni vitin e ardhshëm – dhe ju uroj suksese në fushatën e ardhshme të kualifikimeve për Kupën e Botës FIFA 2026, e cila për herë të parë do të përfshijë 48 ekipe”, ka përfunduar adresimin presidenti i FIFA-s, Infantino.

    TË LIDHURA

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.