Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Infantino përgëzon Ademin: Jeni një vend i vogël, por këtu po bëhet një punë e jashtëzakonshme, qeveria të bashkëpunoj me UEFA-n e FIFA-n për të investuar në infrastrukturë
    Ballina-1

    Infantino përgëzon Ademin: Jeni një vend i vogël, por këtu po bëhet një punë e jashtëzakonshme, qeveria të bashkëpunoj me UEFA-n e FIFA-n për të investuar në infrastrukturë

    21/10/2025 13:36
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino, ka përgëzuar edhe njëherë Federatën e Futbollit të Kosovës dhe Agim Ademin për punën e jashtëzakonshme që po bëhet këtu.

    Ai ka thënë se Kosova është një vend i vogël, por këtu po bëhet një punë për lakmi. Sipas tij kontributi i futbollit për ta ngritur imazhin e këtij vendi është shumë-shumë i madh.

    “Gjatë takimit me mikun time Agim Ademi i thash që këtu po bëhet një punë e jashtëzakonshme. Shohim gjyqtarët që po përparojnë shumë, shohim kombëtaren që ka talent të jashtëzakonshëm dhe nëse nuk punohet me ta ai talent nuk do të dal në pah, por kjo këtu po ndodh dhe kombëtarja ka ecur shumë”, ka thënë Infatino duke shtuar se në të ardhmen bashëkpunimi i Qeverisë me UEFA-n e FIFA-n, duhet të jetë në investimin në infrastrukturë

    “Kosova është një vend i vogël një vend i ri që po ndërtohet, kështu që kontributi i futbollit është shumë i rëndësishëm. Dhe ajo që ka bërë Federata është shumë e madhe dhe unë e përgëzoj. Mendoj se faza e ardhshme duhet të jetë Qeveria e vendit tuaj në bashkëpunim me UEFA-n e FIFA-n për të investuar në infrastrukturë”, ka thënë Infantino.

    Deri më tash institucionet e vendit kanë bërë shumë pak sa i përket infrastrukturës sportive. Ka qenë FFK ajo që më projekte të ndryshme ka ndihmuar klubet në rregullimin e stadiumeve ndihmëse, derisa sa i përket stadiumeve kryesore ajo është përgjegjësi e qeverisë së vendit, për këtë arsye, numri një i FIFA-s iI ka bërë thirrje asaj që të shfrytëzojë mundësinë dhe të bashkëpunojë me UEFA- e FIFA-n në mënyrë që të fitojë fonde dhe të investojë në infrastrukturën sportive.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.