Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Iniesta me deklaratë të fuqishme për Messin: Për mua ishte më i miri edhe pa Kupën e Botës, por kritikët do të gjejnë sërish justifikime
    Ballina-1

    Iniesta me deklaratë të fuqishme për Messin: Për mua ishte më i miri edhe pa Kupën e Botës, por kritikët do të gjejnë sërish justifikime

    25/12/2022 12:43
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Debati se kush është më i miri i historisë nuk do të përfundojë kurrë, përkundër faktit se Lionel Messi ka fituar trofeun e Kupës së Botës.

    Shtatë herë fituesi i ‘Topit të Artë’ arriti ta fitonte trofeun e vetëm që i mungonte në karrierë, derisa nga shumë njerëz tani konsiderohet si më i miri i historisë, përkundër që shumë të tjerë kanë tjera preferenca si Cristiano Ronaldo, Pele, Maradona, Zinedine Zidane apo Ronaldo braziliani.

    Për Leo Messin ka folur edhe ish-shoku i skuadrës së tij Andres Iniesta, i cili e ka konsideruar atë si më të mirin e historisë edhe nëse nuk do ta fitonte Kupën e Botës.

    “Në mendimin tim, Messi nuk kishte nevojë për Kupën e Botës që të konsiderohej si më i miri. Me Kupën e Botës apo pa të, Messi për mua është lojtari më i mirë në histori”.

    “Unë besoj se njerëzit që vendosnin në dyshim cilësitë e Messit para Kupës së Botës, do të vazhdojnë të dyshojnë te ai”, tha Iniesta.

    Tutje ish-mesfushori i Barcelonës ka thënë se përsëri kritikët do të gjejnë ndonjë justifikim për Messin që mos ta konsiderojnë si më të mirin e historisë.

    “Jam i sigurt se kritikët do të gjejnë ndonjë justifikim për Messin dhe për të mos e konsideruar si më të mirin. Gjithsesi, për ta lënë pas këtë debat që nuk ka fund, mendoj se Kupa e Botës ishte e merituar për Messin dhe për të gjithë Argjentinën”, u shpreh Iniesta. 

    TË LIDHURA

    Alonso e dëshiron qëndrimin e Modriqit

    19/06/2025 17:48

    Fisnik Asllani po rritet si futbollist, i dyfishohet vlera në treg

    19/06/2025 17:20

    Franco Foda konfirmon qëndrimin te Kosova: Unë dhe ekipi im duam të arrijmë diçka

    19/06/2025 17:16

    Jasir Asani bëhet me skuadër të re

    19/06/2025 13:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.