Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Inter merr një fitore spektakolare me rikthim rezultati ndaj Monzas
    Ballina-1

    Inter merr një fitore spektakolare me rikthim rezultati ndaj Monzas

    08/03/2025 23:44
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Inter ka shënuar fitore me rezultat 3-2 në shtëpi ndaj Monzas në kuadër të javës së 28-të në elitën e futbollit italian. 

    Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit që shënuan me Lautaro Martinez për 1-0 në minutën e 24-të, por goli u anulua për prekje të topit me dorë. 

    Mysafirët ia dolën që të shënojnë golin e avantazhit në minutën e 32-të përmes Samuele Birindellit i cili mposhti portierin Joan Martinez. 

    Ata nuk u ndalën më kaq dhe gjetën sërish rrjetën, kësaj radhe përmes Keita Balde (44’) i cili shfrytëzoi mirë hapësirën para vetes për t’i çuar shifrat në 2-0. 

    Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë, Interi reagoi duke zbutur rezultatin në 2-1 falë golit të shënuar nga Marko Arnautovic. 

    ‘Nerazzurrët’ ia dolën të barazojnë shifrat në minutën e 64-të përmes Hakan Calhanoglut i cili realizoi një gol spektakolar për rezultatin 2-2. 

    Për t’i dhënë tri pikët Interit në këtë takim u përkujdes mbrojtësi mysafir Georgios Kyriakopoulos, i cili në minutën e 78-të shënoi në rrjetën e portës së tij për 3-2. 

    Me këtë fitore Interi ruan kreun e tabelës dhe tani shkon në kuotën e 61 pikëve, katër më shumë se Napoli që ka 57 sosh, por me një ndeshje më pak të luajtur.

    TË LIDHURA

    Federata e Futbollit serb e falënderon Armando Dukën për mikpritje

    09/06/2025 12:03

    Agim Ademi së bashku me ish-ekzekutivin e FIFA-së bëjnë homazhe në varrin e Fadil Vokrrit

    09/06/2025 09:17

    Ronaldo në lot feston triumfin me Portugalinë

    08/06/2025 23:51

    “French Open”, Alcarazi mbron titullin me fitore dramatike

    08/06/2025 21:36
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.