Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Kosovë – Rumani, shumë pak bileta kanë mbetur të lira
    Ballina-1

    Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Kosovë – Rumani, shumë pak bileta kanë mbetur të lira

    28/08/2024 13:18
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja e Kosovës me 6 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, nis rrugëtimin e saj në Ligën e Kombeve ku në ndeshjen e parë takohet me Rumaninë.

    Kosova e Rumania janë favoritët kryesorë për ta fituar grupin në Ligën C në këtë kompeticion dhe kjo është arsyeja që interesimi për këtë ndeshje të jetë shumë i madh.

    Federata e Futbollit e Kosovës përmes platformës online, ka nxjerr në treg biletat derisa interesimi duket shumë i madh, pasi tashmë shumica  e tyre janë shitur dhe në treg kanë mbetur pak bileta, shkruan Ballkani.info.

    Sektori i Lindjes dhe ai i Perëndimit veçse është i mbushur, derisa ata që janë të interesuar për bileta këtë mund ta bëjnë për në sektorin Jug  dhe disa vende të lira janë në VIP.

    Të kujtojmë se për këtë ndeshje trajneri Franco Foda, pritet të sjellë disa risi, ndërsa emrat më të mëdhenj që do të ftohen janë ai i Fisnik Asllanit dhe Elvis Rexhbeçaj të cilët së fundmi i thanë ‘PO’ për t’iu bashkuar fanellës dardane.

    Ndeshja Kosovë – Rumani luhet me 6 shtator nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Shifrat e veçanta të afatit kalimtar veror

    02/09/2025 21:53

    Juventusi shpall listën e skuadrës që do të luajë në Ligën e Kampionëve – Tudor merr vendim për Zhegrovën

    02/09/2025 20:12

    Një tifoz i Dritës dënohet me 500 euro për “stërpikje me birrë” në derbin me Llapin

    02/09/2025 20:11

    Fitore e madhe e Bosnjës dhe Beqiragiqit ndaj Greqisë

    02/09/2025 19:16
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.