Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Interesim i lart nga tifozët edhe për sfidën ndaj Slavias, më pak se 1 mijë bileta kanë mbetur në shitje
    Ballina-2

    Interesim i lart nga tifozët edhe për sfidën ndaj Slavias, më pak se 1 mijë bileta kanë mbetur në shitje

    27/10/2022 13:46
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Interesimi i lart për ta parë skuadrën e Ballkanit teksa paraqitet në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës po vazhdon edhe në ndeshjen e sontme ndaj Slavia Prahës, në kuadër të rrethit të pestë të Grupit G.

    Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë është arenë e ballafaqimit të Grupit G me fillim nga ora 21:00. Tempulli me emrin e legjendës së futbollit kosovar pritet të jetë i stërmbushur sonte nga tifozët.

    Demokracia.com bazuar në sajtin për blerjen online të biletave të këtij takimi, raporton se në treg kanë mbetur rreth 986 bileta, deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.

    Më së shumti bileta të lira në treg ndodhen në sektorin V3 me 225 bileta të lira.

    Ballkani më 21 tetor njoftoi se biletat për ndeshjen kundër Slavia Prahës do të blihen përmes platformës online.

    Çmimet e biletave nisën nga 2 euro në sektorët Veri dhe Jug, duke vazhduar me 5 euro në Lindje, 10 euro në Perëndim, ndërsa për zonën VIP bileta kushton 40 euro.

    Kampionët e Kosovës vijnë pas disfatës 1:2 me Sivassporin në kryeqytet dhe barazimit 1:1 me Dukagjinin në Superligën e Kosovës.

    Ballkani është i fundit me katër pikë, po aq sa Slavia që ka goldallim më të mirë. I pari është Sivasspori me shtatë pikë. Shtatë ka edhe Cluji i dyti.

    Për t’u pajisur me biletë për ndeshjen Ballkani – Slavia Praha klikoni KËTU.

    TË LIDHURA

    Kombëtarja shqiptare mbërrin në Nish, nesër ndeshet me Serbinë

    10/10/2025 14:15

    Kosova sot zhvillon stërvitjen e fundit për ndeshjen me Slloveninë

    09/10/2025 11:04

    Armand Duka për vizitën e Infantinos në Prishtinë: Kjo tregon peshën që ka fituar futbolli i Kosovës në arenën ndërkombëtare

    09/10/2025 10:54

    Dardanët me përkushtim maksimal para sfidës me Slloveninë

    08/10/2025 19:37
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.