Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Interi arrin fitoren e parë sezonale, fiton në shtëpi ndaj Lecces 
    Ballina-1

    Interi arrin fitoren e parë sezonale, fiton në shtëpi ndaj Lecces 

    24/08/2024 22:49
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Interi ka shënuar fitore ndaj Lecces me rezultat 2-0 në kuadër të  javës s dytë të Serie A. 

    Pas barazimit në ndeshjen e parë, Interi u fut me të gjitha forcat që të fitonte në shtëpi dhe shpejt e zhbllokoi rezultatin. 

    Zhvillohej minuta e pestë kur Mateo Darmian shënoi për 1-0 pas asistimit të Mehdi Taremit. 

    Në minutën e 15-të, lojtarët e Lecces kërkuan penallti për një prekje me dorë të lojtarëve të Interit, por që edhe pas shikimit në VAR gjyqtari Di Marco nuk vendoi për pikën e bardhë. 

    Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në mesin e pjesës së dytë, ishte Interi ajo që fitoi penallti. 

    Nga pika e bardhë doli të ishte i saktë Hakan Calhanoglu i cili shënoi për 2-0. 

    Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Interi iu gëzua fitores së parë sezonale. 

    Ylber Ramadani luajti gjithë ndeshjen, ndërsa Kristjan Asllani dhe Medon Berisha u futnë në lojë pas minutës së 80-të. 

     Interi tani ka 4 pikë në renditje, ndërsa Lecce është e fundit pa pikë.

    TË LIDHURA

    Shifrat e veçanta të afatit kalimtar veror

    02/09/2025 21:53

    Juventusi shpall listën e skuadrës që do të luajë në Ligën e Kampionëve – Tudor merr vendim për Zhegrovën

    02/09/2025 20:12

    Një tifoz i Dritës dënohet me 500 euro për “stërpikje me birrë” në derbin me Llapin

    02/09/2025 20:11

    Fitore e madhe e Bosnjës dhe Beqiragiqit ndaj Greqisë

    02/09/2025 19:16
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.