Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Interi dhe Napoli ndajnë pikët, por jo edhe kreun e tabelës
    Ballina-1

    Interi dhe Napoli ndajnë pikët, por jo edhe kreun e tabelës

    01/03/2025 21:05
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Inter ka luajtur baras me rezultat 1-1 në udhëtim ndaj Napolit në kuadër të javës së 27-të në elitën e futbollit italian.

    Mysafirët ia dolën të kalojnë në epërsi në minutën e 22-të përmes Federico Dimarcos i cili realizoi një super gol nga gjuajtja e lirë për 1-0.

    Me epërsi minimale të ‘Nerazzurrëve’ u mbyllën 45 minutat e parë të këtij derbi.

    Pjesa e dytë nisi me një iniciativë të lehtë të Napolit të cilët u vunë në kërkim të golit të barazimit.

    Teksa dukej që ndeshja do të përfundonte me fitoren e Interit, të besuarit e Antonio Contes ia dolën të shënojnë golin e barazimit.

    Autor i këtij goli ishte Philipp Biling që realizoi për rezultatin 1-1 në minutën e 87-të pasi u gjend mirë brenda zonës për ta shfrytëzuar një top të kthyer.

    Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më ndonjë rast për të dyja skuadrat dhe ato u desh të pajtoheshin me nga një pikë.

    Pas këtij barazimi, Interi vazhdon si lider në tabelë me 58 pikë të grumbulluara, duke lënë në pozitën e dytë Napolin me 57 sosh.

    TË LIDHURA

    Federata e Futbollit serb e falënderon Armando Dukën për mikpritje

    09/06/2025 12:03

    Agim Ademi së bashku me ish-ekzekutivin e FIFA-së bëjnë homazhe në varrin e Fadil Vokrrit

    09/06/2025 09:17

    Ronaldo në lot feston triumfin me Portugalinë

    08/06/2025 23:51

    “French Open”, Alcarazi mbron titullin me fitore dramatike

    08/06/2025 21:36
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.