Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Interi e fiton dramën e pesë golave ndaj Juventusit
    Ballina-2

    Interi e fiton dramën e pesë golave ndaj Juventusit

    14/02/2026 23:48
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Interi e ka fituar derbin italian kundër Juventusit, në kuadër të xhiros së 25-të në Serie A.

    “Neurazzurët” arkëtuan pikët e plota me rezultat 3-2, sfidë ku mysafirët ishin me një lojtar më pak që nga minuta e 42-të.

    Interi e mori herët epërsinë falë autogolit të Andrea Cambiasos, i cili shënoi në portën e vetë në përpjekje për ta larguar topin (17’).

    Por, italiani nëntë minuta më vonë e përmirësoi gabimin duke shënuar pas asistimit të Weston McKennie (26’).

    Interi pastaj kishte një mundësi të artë përmes Bastonit, por ky i fundit goditi shtyllën nga afërsia.

    Situata u përkeqësua për mysafirët kur Pierre Kalulu mori kartonin e dytë të verdhë dhe si pasojë u përjashtua nga loja (42’).

    Pjesa e dytë ishte më e baraspeshuar, por u bë dramatike në minutat e funit. Francesco Pio Esposito e riktheu epërsinë pas asistimit të DiMarcos (76’).

    Sidoqoftë, Juventusi s’u dorëzua për t’u kthyer në lojë përmes Manuel Locatellit pas një tjetër asistimi të McKennie (83’).

    Kur të gjithë prisnin që të mbyllej ndeshja në barazim, në skenë doli Zielinski që shënoi pas asistimit fantastik të Bisseck për t’i arkëtuar pikët e plota (90’).

    Kështu, Interi vazhdon si lider me 61 pikë ndërsa Juventusi bie në pozitën e pestë me 46 sosh.

    TË LIDHURA

    Reali “rrëmben” pozitën e parë

    15/02/2026 00:07

    Interi e fiton dramën e pesë golave ndaj Juventusit

    14/02/2026 23:48

    Pas “protestës” Cristiano Ronaldo rikthehet me gol, shënon ndaj Al Fetah

    14/02/2026 21:16

    Sulmohet gjyqtari në “Shani Nushi”, policia arreston një person

    14/02/2026 20:16
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.