Skuadra e Interit është kthyer te fitorja në Serie A. Pas disfatës që e pësoi javën e kaluar nga Milani, Interi të shtunën fitoi ndaj Udineses si mysafir me rezultatin 3:2.
Ndeshja i takoi xhiros së gjashtë të kampionatit italian. Interi dy gola i shënoi në pjesën e parë, ndërsa një gol e shënoi në pjesën e dytë.
Në pjesën e parë, Davide Frattesi shënoi për 1:0 në minutën e parë të ndeshjes. Vendësit i barazuan shifrat në minutën e 35-të me golin e Christian Kabaseless. Në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë, dhe në minutën e 47-të, Lautaro Martinez e shënoi golin e dytë dhe të tretë për Interin. Për Martinezin ishin dy golat e parë këtë edicion në Serie A.
Sulmuesi Lorenzo Lucca golin e dytë për Udinesen e shënoi në minutën e 83-të.
Interi ka 11 pikë dhe renditet në pjesën e epërme të tabelës. Nga 11 pikë kanë edhe Torino dhe Milani.
Udinese ka dhjetë pikë.