Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Interi “kurorëzohet” me trofeun e shtatë të Superkupës së Italisë, e mund bindshëm Milanin në finale
    Ballina-1

    Interi “kurorëzohet” me trofeun e shtatë të Superkupës së Italisë, e mund bindshëm Milanin në finale

    18/01/2023 23:04
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Interi e ka fituar trofeun e Superkupës së Italisë këtë edicion duke triumfuar në finale kundër Milanit.

    “Nerazzurrët” mposhtën 0:3 në finale rivalin e përbetuar lokal në ndeshjen e zhvilluar në Arabinë Saudite.

    Baraspesha në derbin e qytetit të modës zgjati deri në minutën e 10-të kur Dimarco shënoi pas asistimit nga Barella.

    11 minuta më vonë, në skenë doli Edin Dzeko që shënoi gol të bukur, duke dribluar në mënyrë fantastike Tomorin e Milanit.

    “Rossonerët” e nisën pjesën e dytë duke dominuar në lojë, por Interi në rastin e parë serioz në fraksionin e dytë e ndëshkoi me Lautaro Martinezin i cili në minutën e 77-të i dha goditjen përfundimtare “kuqezinjve”.

    Ky është trofeu i shtatë i Superkupës së Italisë për Interin.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.