Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Interi merr fitore bindëse nga udhëtimi te Torino
    Ballina-2

    Interi merr fitore bindëse nga udhëtimi te Torino

    21/10/2023 20:22
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Interi ka regjistruar fitore në udhëtim ndaj Torinos, në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Serie A.

    Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi fitoi pastër me rezultatin 0:2, me të dy golat që u shënuan në pjesën e dytë.

    Marcus Thuram (60’) shënoi fillimisht për epërsinë e “Nerazzurëve”, teksa Lautaro Martinez (67’) e vulosi fitoren.

    Te torinezët u aktivizua Mërgim Vojvoda, i cili hyri si zëvendësues në minutën e 86-të.

    Interi pas kësaj fitore ka 22 pikë dhe tani prin në tabelë, me një pikë më shumë se rivali lokal, Milani. “Rossonerët” ndeshjen e kësaj jave e luajnë nesër (e diel) ndaj Juventusit.

    Torino ka nëntë pikë dhe ndodhet në pozitën e 14-të.

    TË LIDHURA

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.