Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Interi në finale, mposht Barçën në ndeshjen e jashtëzakonshme
    Ballina-1

    Interi në finale, mposht Barçën në ndeshjen e jashtëzakonshme

    06/05/2025 23:44
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Francesco Acerbi shënoi gol në minutën e 93-të për të siguruar vazhdimet për Interin në ndeshjen ndaj Barcelonës. Më pas në minutën e 99-të realizoi Davide Frattesi për fitoren e madhe të ekipit italian dhe për kualifikim në finale të Ligës së Kampionëve.

    Të martën mbrëma në “Giuseppe Meazza”, Interi fitoi 4:3 ndaj Barcelonës në ndeshjen e dytë gjysmëfinale. Ndeshja e parë në Barcelonë kishte përfunduar 3:3.

    Ishte vlerësuar se dramë më të madhe se në ndeshjen e parë vështirë se mund të ketë. Por edhe më dramatike ishte ndeshja në shtëpinë e Interit.

    Skuadra italiane kaloi në epërsi në minutën e 21-të. Lautaro Martinez, që ishte shumë në dyshim për shkak të një lëndimi, realizoi golin.

    Në fund të pjesës së parë Lautaro nxori penallti, që u dha pas rishikimit të sistemit VAR. I saktë nga pika e bardhë ishte Hakan Çalhanoglu.

    Me rezultatin 2:0 në të mirë të Interit përfundoi pjesa e parë. Dukej se Interi po hapte rrugën drejt finales.

    Por Barça bëri kthim të jashtëzakonshëm. Eric Garcia shënoi për të ngushtuar rezultatin në 2:1 në minutën e 54-t. Për 2:2 realizoi Dani Olmo menjëherë në minutën e 60-të. Ndërkohë golin për 3:2 në të mirë të Barcelonës e shënoi Raphinha në minutën e 87-të.

    Kështu Barça ishte në pozitë ideale për të kaluar në finale. Por Acerbi shënoi për barazim 3:3, e më pas në vazhdime Frattesi shënoi golin e kualifikimit.

    Në pjesën e dytë Interin në dy raste e shpëtoi portieri zviceran, Yann Sommer. Ndërkohë portieri me përvojë pati të paktën edhe një pritje vendimtare në vazhdimet nga 15 minuta.

    Interi kthehet në finale të Championsit pas dy vjetësh. Në vitin 2023 ishte mposhtur nga Manchester City.

    TË LIDHURA

    Sylvinho i zhgënjyer me rezultatin por jo me paraqitjen

    07/06/2025 23:38

    Hoxha: Trajneri na motivoi shumë dhe na tha se ishte një ndeshje shumë e mirë

    07/06/2025 23:30

    Daku: Çdo gjë e hapur, do të luftojmë të realizojmë ëndrrën e kualifikimit në Botëror

    07/06/2025 23:21

    Serbët sërish pas, Shqipëria ruan vendin e “play off”-it për në Botëror! Ja situata aktuale në Grupin K

    07/06/2025 23:01
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.