Futboll ndërkombëtar

Interi në kërkim të trajnerit të ri, në krye të listës kroati Ivan Juric që rivalizon Jose Mourinhon

Interi në kërkim të trajnerit të ri, në krye të listës kroati Ivan Juric që rivalizon Jose Mourinhon

Interi nuk po duket shumë më mirë këtë sezon nën drejtimin e Simone Inzaghit, ndaj me arsye po përmendet gjithnjë e më shumë në Itali mundësia e shkarkimit të tij. Interi është aktualisht skuadra e katërt në Serie A dhe prej kohësh ka humbur të gjitha shanset kur bëhet fjalë për të luftuar për Scudetton.

Besnik Batusha

Interi nuk po duket shumë më mirë këtë sezon nën drejtimin e Simone Inzaghit, ndaj me arsye po përmendet gjithnjë e më shumë në Itali mundësia e shkarkimit të tij.

Interi është aktualisht skuadra e katërt në Serie A dhe prej kohësh ka humbur të gjitha shanset kur bëhet fjalë për të luftuar për Scudetton.

Megjithatë, Nerazzurrët janë ende në lojë për dy trofe, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Italisë, dhe Inzaghi përballet me një sfidë më shumë se kërkuese.

Kandidatët e mundshëm për zëvendësimin e tij tashmë po shfaqen në media dhe sipas La Repubblica, një prej tyre është edhe trajneri kroat Ivan Juric.

Juric dikur ka punuar në Inter si ndihmës i Gianperio Gasperinit, ndërsa si trajner kryesor ka drejtuar Mantovan, Crotonen, Genoan, Veronan dhe Torinon.

Përveç Juricit, për postin e trajnerit të Interit në garë janë edhe Thiago Motta (Bologna), Jose Mourinho (Roma) dhe Roberto De Zerbi (Brighton).

InterIvan Juric

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions