Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Interi nuk do ta mbajë Lukakun
    Ballina-1

    Interi nuk do ta mbajë Lukakun

    17/04/2023 11:31
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Krerët e Interit nuk e kanë ndërmend të bëjnë marrëveshje të re me Chelsean për sulmuesin Romelu Lukaku, ka njoftuar “Gazzetta dello Sport” të hënën. Mësohet se tek Interi kanë marrë vendim për ta kthyer belgun te klubi londinez në fund të këtij sezoni dhe mos ta vazhdojnë marrëveshjen e huazimit.

    Lukaku verën e shkuar u huazua tek Interi, por në klubin italian nuk janë aspak të kënaqur me kontributin e sulmuesit 29-vjeçar.

    Lukaku këtë edicion ka pasur telashe me lëndimet, ndërsa në total ka shënuar 7 gola në 24 paraqitje për Interin në të gjitha garat. Ai ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2026 dhe Interi tashmë ka njoftuar klubin nga Londra se nuk llogarit Lukakun për sezonin e ri dhe tashmë po shikon alternativa tjera për sulmin.

    TË LIDHURA

    Privatizohet FC Drenica, kryetari i Skenderajt, Fadil Nura jep detaje

    28/06/2025 14:37

    Drita e ‘mëson’ rrugëtimin e saj, në rast eliminimi nga Liga e Kampionëve

    28/06/2025 12:32

    Edon Zhegrova mori një thirrje nga Lille, por e refuzoi? Futbollisti kosovar vazhdon stërvitjet në “Fadil Vokrri”

    27/06/2025 11:50

    Foda zbulon pse refuzoi ofertën milionëshe

    25/06/2025 21:54
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.