Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Interi refuzon 36 milionë euro për Kristjan Asllanin
    Ballina-2

    Interi refuzon 36 milionë euro për Kristjan Asllanin

    05/09/2024 12:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kristjan Asllani nuk është ende lojtar kryesor i Interit, por mosha e re e favorizon. Ai është ende në kohë për të shkruar një kapitull të bukur me fanellën zikaltër.

    Këtë ide kanë edhe drejtuesit e klubit italian, të cilët kanë refuzuar 35 mln euro për shërbimet e mesfushorit shqiptar.

    Fiorentina ka kërkuar të përfitojë nga situata e paqartë e legjionarit kuqezi, duke bërë një ofertë mjaftueshëm të lartë.

    Interi ka refuzuar dhe madje nuk ka pranuar të negociojë, të paktën deri verën e ardhshme. Shitja e Asllanit mund të ndodhë vetëm në rast të një oferte tepër të lartë. Me pak fjalë, vetëm ndonjë klub anglez mund ta përballojë shifrën që duan zikaltrit.

    Trajneri Inzaghi vazhdon të besojë te mesfushori Hakan Çalhanoglu. Edhe pse 30-vjeçarit vazhdojnë t’i shtohen vitet mbi supe, klasi i tij nuk diskutohet. Asllani ka ende punë për të bërë.

    TË LIDHURA

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02

    Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid

    07/04/2026 22:59

    Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

    07/04/2026 19:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.