Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Interi shënon fitore të pastër ndaj Benficas në ndeshjen e parë çerekfinale
    Ballina-2

    Interi shënon fitore të pastër ndaj Benficas në ndeshjen e parë çerekfinale

    11/04/2023 22:54
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Interi ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

    Në ndeshjen e parë çerekfinale të kësaj gare, skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi shënoi fitore të pastër në udhëtim kundër Benficas.

    Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “da Luz” përfundoi me rezultatin 0:2.

    “Nerazzurrët” golat e fitores i shënuan gjatë pjesës së dytë.

    Nicolo Barella shënoi fillimisht me kokë në minutën e 51-të, teksa Romelu Lukaku u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 82-të.

    Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 19 prill, në stadiumin “Guiseppe Meazza”.

    TË LIDHURA

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.