Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Interi vazhdon me fitore, mposht Cagliarin
    Ballina-1

    Interi vazhdon me fitore, mposht Cagliarin

    28/08/2023 22:57
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Skuadra e Interit ka vazhduar me fitore në Serie A. Pas triumfit javën e shkuar në xhiron e parë të këtij edicioni, Interi ka shënuar edhe fitoren e dytë në po aq ndeshje të luajtura.

    Të hënën mbrëma, skuadra e trajnerit Simone Inzaghi ka triumfuar në udhëtim te Cagliari me rezultatin 2:0.

    Interi pati paraqitje më të mirë në këtë përballje dhe çështjes së fituesit i dha fund në 45 minutat e para, ku shënoi të dy golat. Mbrojtësi i krahut, Denzel Dumfries e kaloi Interin në epërsi në minutën e 21-të pas asistimit të Marcus Thuramit.

    Ndërkohë, golin e dytë për Interin, e realizoi sulmuesi Lautaro Martinez. Martinez shënoi në minutën e 30-të pas asistimit të Federico Di Marcos.

    Për Cagliarin, kjo është humbja e parë këtë edicion pasi në duelin e parë ka luajtur baras.

    TË LIDHURA

    Liverpooli fiton derbin dramatik ndaj Tottenhamit

    20/12/2025 21:43

    Agim Ademi dhe zyrtari i FIFA-s inaugurojnë ‘FIFA Arena’ në shkollën ‘Hasan Prishtina’

    20/12/2025 19:08

    City “rrëzon” Arsenalin nga pozita e parë

    20/12/2025 19:04

    Supergol i Florent Muslijës nga korneri

    20/12/2025 16:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.