Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Intervistë ekskluzive me Schumacherin pas aksidentit, revista gjermane shokon fansat me lajmin e fundit
    Ballina-1

    Intervistë ekskluzive me Schumacherin pas aksidentit, revista gjermane shokon fansat me lajmin e fundit

    20/04/2023 10:49
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Një lajm i bujshëm dhe shokues ka ardhur së fundmi për fansat e Michael Schumasher, të cilët kanë shpërthyer kundër revistës së njohur gjermane, “Die Aktuelle”.

    Kjo e fundit botoi një intervistë ekskluzive me ish-pilotin e Formula 1, gati 10 vite pas aksidentit të frikshëm në Alpet e Zvicrës, që e vuri atë në koma.

    Që nga ato momente, pak është mësuar rreth gjendjes shëndetësore që po kalon 54-vjeçari, me familjen e tij që është munduar që ta mbajë të fshehtë prej vitesh.

    Intervista që do të publikojë “Die Aktuelle” do të vijë duke përdorur Inteligjencën Artificiale (AI), e cila është përdorur për shumë gjëra të ndryshme kohët e fundit.

    Në titull, ajo shkruan: “‘Jeta ime ka ndryshuar tërësisht’, detaje nga ndjenjat e Shumakerit pas aksidentit, fëmijët e tij dhe e ardhmja”.

    Më pas gjatë intervistës shkruhet” “Jeta ime ka ndryshuar tërësisht pas aksidentit. Ishte një periudhë mjaft e keqe për mua, fëmijët e mi dhe të gjithë familjen. U dëmtova jashtë mase keq dhe qëndrova në një koma artificiale prej muajsh, ndryshe trupi im nuk do të mund t’ia dilte. Kalova një periudhë mjaft të vështirë, por spitali bëri të mundur që të bashkohesha sërish me familjen time”.

    Por duket se fansat e Shumaker nuk janë aspak dakord me këtë veprim të revistës gjermane, duke shpërthyer në reagime negative në rrjetet sociale.

    Ata protestojnë se kjo është një shkelje e të drejtave të ikonës së garave dhe kanë kërkuar që kjo intervistë të fshihet menjëherë.

    TË LIDHURA

    Privatizohet FC Drenica, kryetari i Skenderajt, Fadil Nura jep detaje

    28/06/2025 14:37

    Drita e ‘mëson’ rrugëtimin e saj, në rast eliminimi nga Liga e Kampionëve

    28/06/2025 12:32

    Edon Zhegrova mori një thirrje nga Lille, por e refuzoi? Futbollisti kosovar vazhdon stërvitjet në “Fadil Vokrri”

    27/06/2025 11:50

    Foda zbulon pse refuzoi ofertën milionëshe

    25/06/2025 21:54
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.