Portieri Arijanet Muriq u largua ditë më parë nga grumbullimi i Kosovës nga selektori Franco Foda dhe Federata e Futbollit e Kosovës, për shkaqe disiplinore.
Por Muriq ishte titullar dhe e kompletoi ndeshjen të shtunën për Ipswichin, që mori një pikë në udhëtim te Brightoni, në ndeshjen e xhiros së katërt të Premier Leagues.
Brightoni dhe Ipswichi barazuan pa gola, kurse Brajan Gruda mungoi te Brightoni për shkak se ende nuk e ka arritur formën më të lartë fizike pas transferimit nga Mainzi i Bundesligës gjermane.
Brightoni pas katër ndeshjeve ka tetë pikë dhe është lartë në tabelë.
Për Ipswichin ishte vetëm pika e dytë e fituar në kampionat, pas katër ndeshjeve.