Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ish-agjenti zbulon disfatën më të hidhur të karrierës së Messit: “Më tha se nuk ka fjetur për një vit për shkak të saj”
    Ballina-2

    Ish-agjenti zbulon disfatën më të hidhur të karrierës së Messit: “Më tha se nuk ka fjetur për një vit për shkak të saj”

    02/11/2022 17:48
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Fabio Soldini, ish-agjenti i Lionel Messit, ka zbuluar për publikun një bisedë që ka pasur me asin e Paris Saint-Germain në vitin 2015.

    Soldini ishte agjenti i parë i Messit, ai e zbuloi atë te Neëell’s Old Boys dhe e “transferoi” në Barcelonë dhe shtatë vite më parë mori një ftesë nga Leo për të qenë mysafir i tij në qytetin e lartpërmendur.

    “Ne nuk jemi parë prej 10 vitesh dhe gjëja e parë që më tha kur u ulëm ishte: “Fabi, kam një vit që nuk flej dot për shkak të finales së Kupës kundër Gjermanisë. Kjo është dashuria e tij. As Neëells, as Barcelona, ​​as PSG, Argjentina është dashuria e tij”, tha Soldini.

    Ky Botëror në Katar do të jetë shansi i fundit i Messit për të qenë kampion bote me kombëtaren. Edhe pse ai vetë nuk i konsideron Gauchos si favorit.

    “Kur flasim për favoritë, kemi skuadra të mëdha si Brazili, Gjermania, Franca, Anglia, Spanja, jam i sigurt që kam harruar dikë. Nëse më duhet të zgjedh një ose dy kombëtare, atëherë do të thosha se Brazili dhe Franca janë dy kandidatët më të mëdhenj për të fituar titullin”, tha Messi për Direct TV.

    Argjentina do të luajë në Grupin C me Arabinë Saudite, Meksikën dhe Poloninë në Kupën e Botës

    TË LIDHURA

    Kombëtarja shqiptare mbërrin në Nish, nesër ndeshet me Serbinë

    10/10/2025 14:15

    Kosova sot zhvillon stërvitjen e fundit për ndeshjen me Slloveninë

    09/10/2025 11:04

    Armand Duka për vizitën e Infantinos në Prishtinë: Kjo tregon peshën që ka fituar futbolli i Kosovës në arenën ndërkombëtare

    09/10/2025 10:54

    Dardanët me përkushtim maksimal para sfidës me Slloveninë

    08/10/2025 19:37
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.