Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ish-futbollisti i Interit, Juves e Chelseat, Adrian Mutu e vlerëson lartë Kosovën
    Ballina-2

    Ish-futbollisti i Interit, Juves e Chelseat, Adrian Mutu e vlerëson lartë Kosovën

    13/10/2022 14:47
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Adrian Mutu e ka paralajmëruar Kombëtaren e Rumanisë se përballjet me Kombëtaren e Kosovës nuk do të jenë aspak të lehta.

    Legjenda rumune ia ka bërë një analizë Grupit I të kualifikimeve për Euro 2024, ku krahas Rumanisë dhe Kosovës, bëjnë pjesë edhe Zvicra, Izraeli, Bjellorusia dhe Andorra.

    Ish-futbollisti i Interit, Juventusit dhe Chelseat madje e ka vlerësuar lartë ekipin “Dardan”, për të cilin thotë se rumunët duhet të jenë mjaft të kujdesshëm dhe të mos e shohin si punë të kryer fitoren para lojës.

    “Nuk e shoh si një grup të lehtë. Shumë njerëz po thonë se nuk mund të ishte më mirë se kaq. Nëse i shikoni ndeshjet tona të fundit me Izraelin dhe me Zvicrën, nuk e di e kur kemi fituar për herë të fundit. Pastaj, nuk e kemi takuar ndonjëherë Kosovën. Në nivelin ndërkombëtar, Kosova ka lojtarë që performojnë në kampionate shumë të forta. Kushdo që thotë se është një grup i lehtë, mund të dëshirojë t’i bëjë më shumë presion përzgjedhësit, deklaroi për “sport.ro” Mutu, i cili aktualisht është trajner i ekipit rumun, Rapid București.

    Ditë më parë, Federata Rumune e Futbollit nuk siguroi se Kombëtarja e këtij shteti do t’i zhvillojë ndeshjet me Kosovën, për të cilat tha se duhet të konsultohet me Qeverinë e Rumanisë, shkruan “Gazeta Express”.

    Madje, një ish-ministër i jashtëm rumun shkoi edhe më larg, duke thënë se Rumania nuk duhet të luajë me një shtet që s’e njeh, edhe nëse i humb të dyja ndeshjet, 0:3.

    Ndeshjet kualifikuese të Evropianit do të luhen në mes të marsit dhe nëntorit 2023. 

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.