Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ish-futbollisti i Kamerunit humb jetën në një aksident trafiku në moshën 39 vjeçare
    Ballina-2

    Ish-futbollisti i Kamerunit humb jetën në një aksident trafiku në moshën 39 vjeçare

    28/06/2024 10:56
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ish-mesfushori i disa klubeve franceze, Landry N’Guemo, ka humbur jetën herët në mëngjes në një aksident automobilistik.

    N’Guemo ishte vetëm 38 vjeç dhe vdekjen e ish-përfaqësuesit të Kamerunit e konfirmuan të afërmit e tij.

    Meqë ra fjala, N’Guemo e përfundoi karrierën e tij futbollistike në vitin 2020 dhe nga viti 2006 deri në vitin 2014 ishte një nga lojtarët më të mirë të Kombëtares së Kamerunit.

    Ai u shfaq në 46 ndeshje për kombëtaren e Kamerunit dhe luajti në tre Kupa Botërore, ndërsa karrierën e tij si trajner e filloi në vitin 2021 kur drejtoi ekipin U16 të Nancyt, para se të ricaktohej në ekipin rezervë të këtij klubi francez sezonin e ardhshëm.

    Ai e filloi karrierën e tij si futbollist në Nancy, ndërsa gjithashtu luajti për Bordeaux dhe Saint Etienne në Francë, Celtic në Skoci, Akhisar dhe Kayserispor në Turqi dhe Kongsvinger në Norvegji.

    TË LIDHURA

    Napoli i afrohet në shtatë pikë Interit pas fitores ndaj Milanit

    06/04/2026 23:00

    Kosova u ngrit mbi çdo dyshim, mbi çdo pengesë, eci dhe vazhdon të ecë drejt ëndrrës së madhe e cila shumë shpejt do vije

    06/04/2026 10:59

    Interi i afrohet edhe më shumë titullit

    05/04/2026 23:22

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.