Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ish-futbollisti i Kosovës, Besart Berisha rikthehet në Australi tash në postin e trajnerit
    Ballina-2

    Ish-futbollisti i Kosovës, Besart Berisha rikthehet në Australi tash në postin e trajnerit

    03/12/2024 13:54
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ish-futbollisti Besart Berisha është rikthyer në Australi me qëllimin që të sigurojë punë si trajner në top-ligë.

    Sulmuesi më i mirë në histori të A-Leagues në Australi pati realizuar 142 gola në 236 paraqitje në ligën kombëtare australiane për Brisbane Roar, Melbourne Victory dhe Western United.

    Berisha ka fituar katër tituj të A-Leagues dhe dy herë e ka marrë Këpucën e Artë për më së shumti gola në sezon.

    Pas pensionimit tre vjet më parë, Berisha është rikthyer kah profesioni i trajnerit dhe ka qenë pjesë e stafit të klubit Prishtina dhe përfaqësueses së Kosovës.

    Tani, Berisha synon të marrë rol të kryetrajnerit dhe këtë dëshiron ta bëjë në A-League.

    “Dua të jem trajner në A-League”, ka thënë 39-vjeçari, shkruan “heraldsun”. “Kam punuar shumë në tre vjetët e fundit që të bëhem trajner i mirë. Kam udhëtuar nëpër botë, kam takuar trajnerë, kam vizituar trajnerë dhe jam ndikuar nga shumë trajnerë të mëdhenj si Ange Postecoglou dhe Kevin Muscat, që janë shumë të suksesshëm dhe shpresoj se një ditë do t’i ndjek hapat e tyre. Po shpresoj që një ditë do ta kem rastin të jem trajner në A-League”.

    Berisha së fundmi ka hapur një kamp futbolli në Brisbane për të rinjtë, në bashkëpunim me Wynnum Wolves.

    TË LIDHURA

    Trajneri s’po llogarit në lojtarin “kuqezi”, Mitaj mund të largohet nga Al Ittihadi

    09/04/2026 11:48

    Blerje orësh kontrabandë, hapet një hetim ndaj disa yjeve të futbollit botëror

    09/04/2026 11:45

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.