Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ish futbollisti i njohur dhe ish trajneri më i suksesshëm i Bosnjës, Slishkoviq, afër ta marrë drejtimin e Kosovës?!
    Ballina-1

    Ish futbollisti i njohur dhe ish trajneri më i suksesshëm i Bosnjës, Slishkoviq, afër ta marrë drejtimin e Kosovës?!

    22/11/2023 21:38
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Shqipëria, Kroacia, Sllovenia dhe Serbia siguruan një vend në Kampionatin Evropian që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

    Nga ish vendet e ish-Jugosllavisë, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina nuk kanë luajtur asnjëherë deri më tash në një kampionat evropian apo botëror, shkruan Ballkani.info.

    Më së shumti që ekipi kombëtar i Bosnjës iu afrua Kampionatit Evropian ishte në kualifikimet e vitit 2003. Në atë kohë, Kombëtarja e Bosnjës drejtohej nga Blazh Slishkoviq, dikur një nga mesfushorët më të mirë në Evropë.

    “Baka”, siç njihet ndryshe ai, ishte në lojë për evropianin deri në sekondën e fundit në “kryeveprën” me Danimarkën. Me danezët e favorizuar përfundoi 1:1 dhe Bosnjës i duhej një fitore për kualifikimin direkt në Kampionatin Evropian.

    Kombëtarja e BeH luajti futbollin më të bukur kur ky ekspert ishte ulur në stolin e kësaj kombëtareje.

    Siç mëson portali boshnjak, sportske.ba, Slishkoviq është kandidati më serioz për pozitën e përzgjedhësit të Kombëtares së Kosovës. Mostarasit, i cili si lojtar dhe trajner la gjurmë të dukshme te Hajduku, edhe më herët ishte kandidat për stolin e Kombëtares së Kosovës. Tashmë duket se është shumë afër Kosovës, shkruan ky portal.

    Slishkoviq, në të gjitha skuadrat dhe kombëtaren, luante futboll sulmues, dhe ishte veçanërisht i prirur të angazhonte lojtarët e rinj.

    “Baka” pati një karrierë mbresëlënëse si lojtar. Përveç në vendlindjen e tij Velezh, ai luajti me sukses në Hajduk, Marseille, Pescara, Olympique, Rennes… /Ballkani.info/

    TË LIDHURA

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42

    Superkupa, “miku” i ri i Rrahmanit

    23/12/2025 17:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.