Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ish-futbollisti i Rusisë vritet në luftën në Ukrainë
    Ballina-2

    Ish-futbollisti i Rusisë vritet në luftën në Ukrainë

    30/12/2024 12:52
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës po vazhdon, ndërsa viktimat s’kanë të ndalur.

    Prej tyre, ishin të panumërt edhe sportistët që janë vrarë nga të dy palët. I fundit që u vra në këtë luftë është ish-futbollisti i Rusisë, Aleksei Bugayev.

    Lajmin e ka bërë të ditur babai i të ndjerit, Ivan Bugayev. “Për fat të keq, lajmi për vdekjen e birit tim është i vertetë”, tha ai.

    Për vdekjen e 43 vjeçarit kanë shkruar mbrëmë edhe mediat në Rusi, ndërsa Bugayev ishte njëri nga viktimat e shumta ruse në luftën që po e zhvillon Rusia për pushtimin e Ukrainës.

    Mediat ruse raportojnë se Bugayev, i cili i kishte zhvilluar shtatë ndeshje për Kombëtaren e Rusisë, përfshirë këtu edhe atë ndaj Cristiano Ronaldos e Rui Costas me shokë, ishte rekrutuar në forcat ruse derisa ishte në burg.

    Kishte luajtur në Euro 2004 me Rusinë, ndërsa ish-mbrojtësi kishte luajtur me ekipet Lokomotiv Moska e Krasnodar.

    Ai ishte arrestuar vitin e kaluar në tentim për trafikim të drogës, ndërsa në shtatorin e këtij viti e kishte marrë dënimin prej nëntë vjetësh e gjysmë. 

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.