Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ish-futbollisti nga Kosova, Albert Kuqi, dënohet me 8 vjet burg në Finlandë, akuzohej se çoi 14 kg drogë atje
    Ballina-1

    Ish-futbollisti nga Kosova, Albert Kuqi, dënohet me 8 vjet burg në Finlandë, akuzohej se çoi 14 kg drogë atje

    26/09/2025 21:09
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Gjykata Themelore në Helsinki e ka dënuar ish-futbollistin nga Kosova, Albert Kuqi, me tetë vjet burgim për tri vepra penale që lidhen me narkotikë.

    Kuqi, bashkë me dy persona të tjerë, akuzohej se kishte dërguar rreth 14 kilogramë kokainë në Finlandë në tri raste të ndara në vitet 2024 dhe 2025. Nëntë kilogramë e gjysmë veçse kishin përfunduar në treg, ka shkruar “iltalehti.fi”.

    33-vjeçari akuzohej se siguroi banesën për grupin që çonte kokainën në Finlandë e se po ashtu siguroi klientët dhe ndihmoi në mbledhjen e parave nga tregtia.

    Kuqi megjithatë, sipas vendimit gjyqësor, ka pasur rol më të zbehtë në krahasim me dy shqiptarë të tjerë, Lulzim Gërxhaliun e Ergi Tushën, që u dënuan me nga dhjetë vjet e dy muaj burgim. Ata konsiderohen përgjegjës për organizimin e tregtisë.

    Sipas prokurorisë, ata kishin kryer veprat si pjesë të aktiviteteve të një grupi kriminal.

    Po ashtu ata detyrohen t’ia dorëzojnë shtetit rreth 360 mijë euro, që dyshohet se përfituan nga krimet.

    Në këtë grup akuzoheshin 13 persona. Dhjetë prej tyre u dënuan e tre u liruan menjëherë.

    Vendimi gjyqësor s’është i formës së prerë dhe mund të apelohet.

    Kuqi ka luajtur në nivelin më të lartë të futbollit në Finlandë dhe në rangje më të ulëta. U pensionua në vitin 2018.

    TË LIDHURA

    Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Sllovenisë: Udhëtojmë më të motivuar se kurrë

    24/10/2025 12:40

    Fitorja e dytë rresht për Galatasarayn në Champions

    22/10/2025 20:51

    Kosovarët vendimtarë në fitoren e Rubin Kazanit për Kupë të Rusisë

    22/10/2025 20:46

    “Gazzetta”: Mungesa e Rrahmanit peshon shumë

    22/10/2025 19:10
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.