Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ish-futbollisti serb akuza të rënda: Kjo na ndodhë vetëm neve, kurrë nuk do t’i ndodhë Kroacisë
    Ballina-1

    Ish-futbollisti serb akuza të rënda: Kjo na ndodhë vetëm neve, kurrë nuk do t’i ndodhë Kroacisë

    28/11/2022 17:40
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ndeshja mjaft interesante është luajtur mes Serbisë dhe Kamerunit në kuadër të xhiros së dytë të Grupit G të Botërorit në Katar. Kombëtarja e Kamerunit barazoi me rezultatin 3-3 ndaj Serbisë, me ç’rast morën një pikë të artë.

    Dragisa Binic, ish futbollist serb ka kritikuar ashpër kombëtaren serbe, duke thënë se kjo është e papranueshme.

    Çfarë ndodhi me Serbinë?

    “Nuk e kam idenë se çfarë ka ndodhur. Asgjë nuk është e qartë për mua. Ishte sikur donim qëllimisht të mos fitonim. Jemi 3:1, u kthyem pas golit tonë, kishim gjithçka, nuk do të na jepnin gol deri nesër, dhe pastaj me atë lloj mbrojtjeje…”, tha fillimisht ai për mediumin Index.“Thjesht nuk e kuptoj ideja e kujt ishte të dërgojë mbrojtjen kaq lart me lojtarë që nuk janë fizikisht të aftë, kush ua tha këtë lojtarëve. Ishte vendim i trajnerit apo i lojtarit? Nuk di çfarë të them sepse asnjë trajner nuk do ta bënte këtë. Një gjë e tillë nuk mund t’i ndodhë kurrë Kroacisë, mund të na ndodhë vetëm neve”, përfundoi ai.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.