Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ish-kampioni i botës uron Kristjan Asllanin për kualifikim në Euro 2024 në gjuhën shqipe
    Ballina-1

    Ish-kampioni i botës uron Kristjan Asllanin për kualifikim në Euro 2024 në gjuhën shqipe

    18/11/2023 00:19
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kualifikimi i Shqipërisë në “Euro 2024” ka sjellë festën e menjëhershme të lojtarëve kuqezi, të cilën e nisën nga fusha edhe e vazhduan deri në hotel.

    Në një video live të hapur në “Instagram” nga Kristjan Asllani, kohë për të uruar mesfushorin ka gjetur dhe kampioni i Botës me Francën, Benjamin Pavard, i cili në gjuhën shqipe e uroi Asllanin për kualifikimin në Evropian

    “Hajde gëzuar”, ishin fjalët e përdorura nga mbrojtësi francez në drejtim të mesfushorit shqiptar.

    Asllani dhe Pavard janë bashkëlojtar tek Interi, teksa kujtojmë që ky i fundit ishte bërë pjesë e zikaltërve në afatin kalimtar veror për shumën e 30 milionë eurove.

    Për Pavard kjo ishte eksperienca e tij e parë në Itali, ndërsa më herët ka luajtur në Francë për ekipin e Lille, ndërkohë në Gjermani u paraqit fillimisht për Stuttgartin para se të kalojë tek Bayerni.

    Asllanin do ta shohim në aksion përsëri të hënën, kur kombëtarja e Shqipërisë do të jetë nikoqire e Ishujve Faroe, sfidë kjo që do të luhet vetëm për prestigj dhe për të festuar me tifozët kuqezi.

    TË LIDHURA

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42

    Superkupa, “miku” i ri i Rrahmanit

    23/12/2025 17:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.